Këtë të diel pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç kanë pasur mundësi që të dalin.
Për të moshuarit liridalja zgjat deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 pasdite.
Pensionistët janë shprehur se u mjafton koha e vendosur dhe se kanë dalë herët duke ruajtur distancën. Ndërkohë të gjitha bizneset dhe aktivitetet e tjera do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën në orën 05:00.
Ndërsa duke filluar nga dita e nesërme do të fillojnë lehtësimet edhe për disa biznese të tjera. Të hënën do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.
Gjithashtu, është planifikuar që brenda qarqeve automjetet do të lëvizin pa autorizim, nga ora 05:00 deri në 17:30./ Opinion.al