Aktualitet

Lihet i lirë nga Apeli drejtori i Kadastrës së Durrësit


               Publikuar në : 13:12 - 18/10/19 |
geliano fataj

Gjykata e Apelit ka liruar kreun e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, të vënë nën masë arresti me burg me akuzën nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre.
Apeli vendosi ta lirojë drejtorin e Katasdrës duke i hequr masën e “arrestit me burg” dhe duke vendosur ndaj tij “detyrim paraqitje”.

Arrestimi i tij solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të çështjes. Zëvendës Kryeministri Erion Braçe, në një veprim të paprecedentë ishte gjatë seancës së parë në sallën e gjyqit, ndërsa më pas sulmoi prokurorin.

Sulmet u vijuan disa ditë më pas nga kryeministrin Edi Rama, i cili në një seancë në Kuvend do të fliste për grup të strukturuar kriminal të prokurorëve dhe gjykatave, duke i etiketuar si KÇK (kap ç’të kapësh).

Përplasja mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja nisi pas arrestimeve të fundit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Në fillim të muajit tetor, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit. Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit.

Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve. Pula ashtu edhe Kola akuzohen për shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorisë kanë regjistruar dhe lëshuar certifikata pronësie në një prej fshatrave turistikë në Gjirin e Lalzit. / Opinion.al

Pas