Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lihet i lirë mafiozi i Cosa Nostra, vrasësi i Giovanni Falcone

2021/06/01 at 2:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lihet i lirë mafiozi i Cosa Nostra, vrasësi i Giovanni Falcone

Pas 25 vitesh burg, ish-shefi i mafias Giovanni Brusca që i qëndroi besnik kreut të liderëve të Cosa Nostra, Toto Riina, dhe një nga vrasësit e gjykatësit Giovanni Falcone, heroit të luftës kundër krimit në Itali, është liruar nga burgu.

I arrestuar në vitet 1996 në vendin e tij të fshehtë në provincën Agrigento, ai do të lirohej nga burgu në 2022, por dënimi u shkurtua për “sjellje të mirë”. Kështu ish-shefi i mafias Giovanni Brusca la qelinë të hënën.

Më 23 maj 1992 ai aktivizoi bombën që vrau gjyqtarin Giovanni Falcone, gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro.  Ai gjithashtu kishte një rol kryesor në vrasjen e Giuseppe Di Matteo.

Giovanni Brusca pas arrestimit vendosi të rrëfehej dhe të denoncojë shefat e tjerë mafiozë, duke shmangur burgimin e përjetshëm.

Ndërkohë familjarët e viktimave janë shprehur të shqetësuar për lirimin e tij. “Unë jam e indinjuar, jam me të vërtetë e indinjuar. Pas 29 vitesh ne ende nuk e dimë të vërtetën për masakrat dhe Giovanni Brusca, njeriu që shkatërroi familjen time, është i lirë. A e dini se cila është e vërteta? Çfarë do t’i them nipit tim tani? Se njeriu që vrau gjyshin e tij është i lirë? E gjithë Italia duhet të zemërohet dhe jo vetëm unë që humba burrin , por një gjë e tillë nuk ndodh. Këta njerëz vijnë vetëm për të përkujtuar Falconen e 23 majit dhe kujtojnë ‘Giovannin e Paolon’. Por askush nuk indinjohet “, tha Tina Montinaro, e veja e Antonio Montinaro, përgjegjësit për sigurinë e Giovanni Falcone.

Ndërsa Maria Falcone, motra e gjyqtarit Falcone, pas lajmit për lirimin e Brusca-s, tha se ky lajm i shkaktonte dhimbje por sipas saj ligji duhet të respektohet.

“Nga ana njerëzore, është një lajm që më dhemb, por ky është ligji, një ligj që vëllai im gjithashtu dëshironte dhe prandaj duhet të respektohet. Unë vetëm shpresoj që gjyqësori dhe policia të jenë vigjilentë në mënyrë që të shmangin rrezikun e kryerjes së një krimi përsëri, duke pasur parasysh se ne po flasim për një person i cili ka pasur një rrugë shumë të trazuar bashkëpunimi me drejtësinë. Çdo koment tjetër më duket plotësisht i papërshtatshëm », tha Maria Falcone./Opinion.al

Etiketa: Giovanni BruscaGiovanni Falconelirohet

Ju sugjerojmë

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
Para
Nis operacioni “Bregdeti Ynë”, Rama:Prishni vetë çka keni ndërtuar pa leje

Nis operacioni “Bregdeti Ynë”, Rama:Prishni vetë çka keni ndërtuar pa leje

COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistron 10 vdekje nga COVID-19

Basha me qytetarët:Pas kësaj masakre ka rënë perde e hekurt mbi Shqipërinë

Basha me qytetarët:Pas kësaj masakre ka rënë perde e hekurt mbi Shqipërinë

TE FUNDIT

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
10 Shkurt, 2026

Një vit nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, kanë reaguar dy studiot ligjore Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
10 Shkurt, 2026

Protesta e thirrur sot në orën 17:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit, e cila ka marrë...

Lexo më shumë

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
10 Shkurt, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
10 Shkurt, 2026

Mbreti Charles III është gati të ofrojë mbështetje për policinë britanike ndërsa shqyrton akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com