Aktualitet

Nis operacioni “Bregdeti Ynë”, Rama:Prishni vetë çka keni ndërtuar pa leje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 01/06/21 |
Opi Nion

Javën e ardhshme forcat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të prishur çdo ndërtim pa leje. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.

Kreu i qeverisë bën me dije se do të shkojnë përpara drejtësisë çdo shkelës i ligjit, nga investitorët deri tek radhët e policisë.

Gjithashtu Rama apeloi që shkelësit e ligjit t’i prishin dhe ti pastrojnë vetë çka kanë ndërtuar pa leje, sepse kur të përballen me forcën e operacionit, do të jetë shumë vonë.

“Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit).

Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e funditApeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju#SkaKohëPërPushim“, shkruan Rama./Opinion.al

Pas