Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligjvënësit republikanë optimistë se Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

2024/11/16 at 8:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ligjvënësit republikanë optimistë se Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit.

Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij.

Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha Zërit të Amerikës se “presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar tek përfundimi i luftës dhe jo tek vazhdimi i saj“.

Zoti Waltz tha se edhe pse zoti Trump nuk foli mbi luftën në Ukrainë kur u takua me ligjvënësit të mërkurën, diskutimet mbi këtë çështje po ndodhin “nga ana tjetër”, por pa dhënë detaje mbi këtë.

Ligjvënësi republikan Mike Rogers, i cili shërben si kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se beson tek aftësia e zotit Trump për të negociuar një armëpushim.

“Pres që presidenti të negociojë një armëpushim përpara fundit të vitit“, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kur u pyet se si Shtetet e Bashkuara do të ushtronin presion ndaj Rusisë që ajo të ulë armët, ligjvënësi tha se “e kishte një ide, por nuk do të jepte detaje mbi të”.

Mediat amerikane njoftuan se javën e kaluar zoti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin ku i kërkoi atij të mos e përshkallëzonte luftën. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Kremlini nga ana tjetër tha se një telefonatë e tillë nuk ishte zhvilluar.

Ligjvënësi republikan Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, i tha Zërit të Amerikës se zoti Trump dëshiron të ketë një “prani ushtarake shumë të fortë në Evropë”, si pjesë e përpjekjeve për parandalim, që përfundimisht do të çonte në një periudhë negocimi”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk beson se Ukraina aktualisht ndodhet në pozita të favorshme për negociata të suksesshme me Rusinë.

Moska dhe Kievi janë përfshirë në beteja të ashpra në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa është rritur pasiguria rreth asaj se si do të ndikojë në luftë presidenca e zotit Trump dhe nëse të dyja palët do të nxiten për negociata. Analistët thonë se të dyja palët po kërkojnë të rrisin territorin që kontrollojnë, përpara se të zhvillohen negociata.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion ndaj Rusisë që ajo të ulet në tryezën e bisedimeve, ligjvënësi republikan Tom Cole, i tha Zërit të Amerikës se “ata duhet të binden mbi atë se çfarë është në interesin e tyre më të mirë”.

Zoti Cole tha se lufta ka qenë një katastrofë për Rusinë, duke vënë në dukje se konflikti shtyu Suedinë dhe Finlandën t’i bashkoheshin NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar në vitin 1949, për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik.

Ai tha se bisedimet në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë çuar ende në ndonjë plan përfundimtar për luftën Rusi-Ukrainë, por shtoi se “ka shpresë se Presidenti Trump mund ta çojë drejt fundit e me shpejtësi këtë konflikt në Evropë – konfliktin më të rëndë që ka përfshirë kontinentin që nga viti 1945”.

Zoti Trump nuk ka dhënë ende detaje se si do ta përmbushë premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë shpejt luftës fund. Gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator zoti Trump tha se “mund të bëjë diçka që është e mirë të të dyja palëve”.

Kur u pyet në atë kohë nëse Ukraina duhet t’i dorëzonte Rusisë një pjesë të territorit të saj, për t’i dhënë fund luftës, zoti Trump tha se: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë“.

Nënpresidentja Kamala Harris tha gjatë fushatës elektorale se sugjerimet e kampit të zotit Trump për të krijuar një zonë të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, në vijat aktuale të betejës, “nuk janë propozime për paqe”.

“Ato janë propozime për dorëzim, gjë që është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha ajo.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Ukrainën dhe aleatët e saj në NATO të mërkurën se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për ta vendosur Ukrainën “në pozicionin më të fortë të mundshëm” në muajt e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden.

“Presidenti Biden është zotuar të sigurohet që çdo dollar që kemi në dispozicion t’i dërgohet Ukrainës deri më 20 janar”, u tha zoti Blinken gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën.

Zoti Trump u tha gazetarëve në shtator se plani i tij për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë “nuk ishte dorëzimi”.

“Ajo që është strategjia ime është të shpëtoj jetë“, tha ai./VOA

Ju sugjerojmë

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Holandë/ Ndalimi i telefonave inteligjentë në shkolla përmirësoi procesin mësimor
Bota

Holandë/ Ndalimi i telefonave inteligjentë në shkolla përmirësoi procesin mësimor

4 Korrik, 2025 7:39 pm
Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
Bota

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

4 Korrik, 2025 7:14 pm
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
Bota

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

4 Korrik, 2025 7:02 pm
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
Politikë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

4 Korrik, 2025 6:48 pm
Para
VIDEO/ Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës

VIDEO/ Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës

Thirrjet antishqiptare, trajneri i Kosovës: Në fund të ndeshjes humbi respekti

Thirrjet antishqiptare, trajneri i Kosovës: Në fund të ndeshjes humbi respekti

Theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Shpërndante në rrjete sociale foto dhe video personale të një të miture, ndalohet 16-vjeçari

TE FUNDIT

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
4 Korrik, 2025

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes...

Lexo më shumë

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
4 Korrik, 2025

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast...

Lexo më shumë

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
4 Korrik, 2025

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia,...

Lexo më shumë

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
4 Korrik, 2025

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë pasi nëna e saj dyshohet se e ka lënë në makinë në vapën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com