Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka njoftuar se synon të marrë një pushim “të pacaktuar dhe të gjatë” nga posti i tij.
Në një postim në Telegram, Kadyrov, i cili ka qeverisur Republikën Çeçene Ruse me grusht të hekurt që nga viti 2007, tha: “E kuptova që kam mbajtur këtë pozicion për një kohë të gjatë”,”mendoj se ka ardhur koha për të lënë pushtetin”.
45-vjeçari Kadyrov është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.
Është e paqartë se çfarë do të bëjë më pas Kadyrov, i cili besohet se ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Nderkaq, deklarata e tij është vënë në dyshim nga ekspertët, të cilët nuk besojnë se Kadyrov është i sinqertë kur thotë se ka ardhur koha të largohet nga pushteti./Opinion.al