Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libertarianët kundërshtojnë Trumpin, Biden takon ushtarakët e rinj

2024/05/27 at 8:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA, si funksionon tranzicioni?

Fushata zgjedhore presidenciale është ndalur përkohësisht ndërsa kandidatët kryesorë për president shënojnë Ditën e të Rënëve e cila përkujtohet sot në Shtetet e Bashkuara. Gjatë fundjavës, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias ish Presidenti Donald Trump u përball me kundërshti të forta ndërsa iu drejtua libertarianëve amerikanë. Ndërkohë Presidenti Joe Biden mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të ushtarakëve të rinj. Ai u bëri thirrje atyre të shërbejnë si “mbrojtës të demokracisë amerikane”.

Ndryshe nga turmat me mbështetës konservatorë, që ai has rregullisht në tubimet e fushatës, ish Presidenti Donald Trump u përball me kundërshti në Konventën Kombëtare të Partisë Libertariane që u mbajt të shtunën. Thirrjet kundështuese u dëgjuan kur kandidati republikan për president përmendi një artikull të shkruar nga komentatori politik Deroy Murdock.

“Deroy shkruan ‘Donald Trump do t’i drejtohet Partisë Libertariane të shtunën. Kjo parti, shkroi ai, duhet ta emërojë Trump-in si kandidat të saj për president. Kjo është ide e mirë, nëse doni të fitoni”

Por ndërsa thirrjet kundër zotit Trump vazhdonin, ai iu drejtua të pranishmëve duke u thënë se mbase ata nuk donin që të fitonin.

Pjesëmarrësit megjithatë duartrokitën kur zoti Trump përmendi disa nga prioritetet e tij, nëse ai do t’i fitonte zgjedhjet.

“Ne do të shkurtojmë fondet për çdo shkollë që lejon teoritë marksiste dhe komuniste mbi racën dhe çështjet gjinore. Nuk do t’i lejojmë burrat të marrin pjesë në sportet e grave. Unë nuk do t’i jap asnjë qindarkë, asnjë shkolle, që detyron njerëzit të vendosin maska apo që të bëjnë vaksinat”, tha ish Presidenti Trump.

Nga ana tjetër Presidenti Joe Biden, i cili është në garë për t’u rizgjedhur, foli përpara të sapodiplomuarve të Akademisë Ushtarake amerikane në West Point të Nju Jorkut.

“Nuk ka patur ndonjëherë një periudhë në histori, kur i kemi kërkuar ushtrisë sonë të angazhohet në kaq shumë gjëra të ndryshme, e në kaq shumë vende të ndryshme në mbarë botën, në të njëjtën kohë”, tha Presidenti Biden.

Ndërsa theksoi se ushtarët amerikanë nuk do të përfshihen në fushëbeteja, zoti Biden ripërsëriti mbështetjen amerikane për Ukrainën. Ai foli edhe mbi rolin e ushtrisë amerikane në mbrojtje të Izraelit nga sulmet e fundit me dronë iranianë dhe punën që po bëhet për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gazë.

Studentët e sapo-diplomuar u inkurajuan t’i përmbahen vlerave që parashtron slogani i betimit të Akademisë Ushtarake në ‘West Point’.

“Idetë kanë nevojë për mbrojtës. Dhe këta jeni ju, gjenerata e këtij viti. Ju jeni kampionët e lirisë dhe mbrojtësit e demokracisë amerikane”, tha Presidenti Biden.

Ndërsa sot Shtetet e Bashkuara përkujtojnë Ditën e të Rënëve zoti Biden merr pjesë në ceremoninë e planifikuar tek Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Virxhinia.

Fushata e zotit Trump lëshoi një deklaratë duke nderuar anëtarët e rënë të ushtrisë dhe njoftuan se kandidati republikan ka siguruar mbështetjen e 175 familjeve të veteranëve dhe pjesëtarëve të ushtrisë.

Kjo javë do të jetë e ngarkuar për avokatët e ish-presidentit, pasi ata do të paraqesin të martën argumentet përfundimtare përpara një jurie prej 12 anëtarësh në gjyqin penal ndaj zotit Trump në Nju Jork. Çështja lidhet me pagesat bërë ish aktores së filmave pornografik, Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj mbi një marrëdhënie të dyshuar seksuale me zotin Trump./VOA

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Protesta, Berisha: Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në Bashki

Protesta, Berisha: Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në Bashki

Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro

Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro

Armand Duka: Futbollistët e Kombëtares janë të gjithë intelektualë

Armand Duka: Futbollistët e Kombëtares janë të gjithë intelektualë

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com