Një mjek dhe kryeplaku i një fshati në Lezhë, janë në hetim pasi i kanë lëshuar një epikrizë për depresion dhe vërtetim për konflikte në familje, të falsifikuara, një 27-vjeçareje.
E reja Stela Cara, e cila është gjithashtu nën hetim, mësohet se i ka dashur dokumentet për ti përdorur jashtë shtetit.
Dy personat e tjerë për të cilët një ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë: 38-vjeçari Fatmir Fasllia, mjek në komunën Dajç dhe Lekë Preka, Kryeplak i fshatit Balldre.