Një kufomë e dekompozuar është gjetur sot në Lezhë. Pas verifikimeve, është konstatuar se trupi i përketë shtetases Angjelina Gjoka, 63 vjeçe, banuese në Lezhë.
Ajo ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.
Më herët Angjelina Gjoka ka punuar si mësuese, ndërsa kohët të fundit kishte shfaqur shenja depresioni./ Opinion.al