Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës.
Një person dyshohet të ketë rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.
Bëhet fjalë për një të moshuar, ndërsa dyshimet janë se ai ka humbur jetën.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit të tij.
Rasti u denoncua nga familjarët e P. Mandreajt, të cilët kallëzuan në polici largimin nga banesa të moshuarit.
Pas disa kërkimeve, ai është gjetur brenda në një shpellë në mal, përballë banesës së tij.
Deri më tani, policia nuk ka një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.
Po ashtu, pritet që hetimet e tyre të hedhin më shumë dritë rreth kësaj ngjarjeje./tvklan