Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Levizja e Dhjetorit mbaroi ate Dhjetor!

2015/12/09 at 10:16 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Levizja e Dhjetorit mbaroi ate Dhjetor!

Nga Blendi Fevziu

S’më pëlqejnë festat! Më bezdis euforia që i bën protagonistët shpesh qesharakë! Nguti i njerëzve për t’iu bashkuar dhe për të dëshmuar se janë edhe ata aty. Cektësia që shënjon përkujtimin e tyre dhe mbi të gjitha aktivitetet standarde. Po ato, ku vetëm podiumet dhe personazhet ndryshojnë, ndërsa thelbi është po ai. Të njëjtën ndjesi pata dje në mëngjes për 8 Dhjetorin. U zgjova me një furi mesazhesh urimi; me postime patetike ku të njohur e të panjohur bekonin “festën e Demokracisë dhe të rinisë”; me murin e Facebook ku studentët e Dhjetorit 1990 shiheshin si qenie mbinjerëzore, por idealet e të cilëve kishin mbetur rrugëve apo s’qenë plotësuar kurrë. “Ëndrra e mbetur në mes”, shkruanin disa prej tyre, duke bërë thirrje për të marrë pjesë o në një aktivitet ku do fliste Kryeministri, o në një tjetër të organizuar nga Partia Demokratike!
Ndoqa aktivitetet! Dollitë me shampanjë dhe koncertin entuziast, ku pa dyshim më i pëlqyeri dhe i duartrokituri mbetej “Zogu” i Tunës. U kujtova që asnjë prej këtyre të dyjave s’ekzistonin në atë Dhjetor 1990. Shampanjën nuk e njihnim dhe as dinim që ekzistonte në këtë botë; “Zogu” i Tunës nuk kishte nisur të cicëronte ende. Mbaj mend që studentët qenë të eksituar e të vendosur, por edhe të trembur. Po ecnin drejt një të panjohure dhe vetmja gjë që i bënte të ishin të pakthyeshëm, ishte ideja që ne s’mund të ishim ndryshe nga Europa; ndryshe nga vendet e tjera që e kishin hedhur tej izolimin dhe filozofinë kriminale komuniste. E mbaj mend atë Dhjetor. Ato 4 ditë dhe disa ditë të mes shkurtit 1991 kanë qenë pa dyshim ditët më të bukura të jetës sime. Pavarësisht surprizave që jeta kish ruajtur për më vonë. Besoj që vështirë se sërish do të kem në jetë një kënaqësi dhe lumturi të atillë. Por ishin ato ditë dhe ende sot besoj se ato janë të tilla dhe të patjetërsueshme. Katër ditë a më shumë që e plotësuan misionin e tyre. Katër ditë që tani rrinë dinjitoze në kalendarin e varfër të historisë shqiptare. Sa herë i kujtoj ato ditë dhe atë kohë, mendoj se në fakt ato mbaruan atje, në prag të pranverës 1991 dhe në kapërcyell të dy kohëve.

Mbaruan atë ditë që në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste dhe vendi mori rrugën e tij që ndjek ende. E di që shumë veta janë të zhgënjyer; e di që shumë veta mund të kenë pasur iluzione apo të kenë besuar se një Shqipëri tjetër e praruar do të mbinte brenda natës në gërmadhat e asaj që trashëguam nga komunizmi; shumë të tjerë mund të jenë hardallosur në tekat e një jete shumë më të vështirë dhe të padrejtë sesa ajo që prisnin; mund të jenë zhgënjyer prej saj. Ka të tjerë që humbën në rrugët e mërgimit pa dhënë kontributin që besonin për vendin që e duan ende shumë. Por kjo s’do të thotë që idealet e dhjetorit mbetën pezull apo që misioni i saj nuk shkoi deri në fund. Më befasuan deklaratat që përsëriten çdo vit për “misionin e pakryer” dhe “idealet e tradhtuara”. Më befason asociimi që i bëjnë Lëvizjes së Dhjetorit me zhvillimet e mëtejshme në PD.

Zhvillimet 23-vjeçare. Lëvizja e Dhjetorit është ndër lëvizjet më të dokumentuara e transparente në historinë 100-vjeçare të Shtetit Shqiptar. Ishte një lëvizje që afishoi një platformë prej 13 kërkesash dhe që zgjodhi një përfaqësi me mandat negocimi me Presidentin e vendit, njëkohësisht Sekretar i Parë i KQ të PPSH–së, partisë që sundonte vendin. Platforma përmblidhej në dy pika bazë: lejimin e pluralizmit politik dhe lejimin e krijimit të një organizate opozitare menjëherë. Të dyja këto kërkesa u plotësuan mbrëmjen e 11 dhjetorit. Pluralizmi u shpall atë pasdite, ndërsa Partia e parë opozitare, antikomuniste, Partia Demokratike, u krijua vonë pas mesnate.

Të dyja kërkesat e përmbushura prodhuan një realitet të ri, realitetin që ne jetojmë sot. Krijimi i PD apo partive të tjera që erdhën si pasojë e pluralizmit politik, kanë lidhje emocionale dhe historike me lëvizjen studentore, por nuk janë një vijim i saj. Nuk ka asnjë dyshim që PD reflektoi në programin dhe projektin e saj frymën e asaj lëvizjeje, por nuk qe lëvizja në vetvete. Ajo ishte dhe është një parti politike, që funksionon si e tillë. Lëvizja mbaroi atë mesnatë, si e para dhe pa dyshim më e rëndësishmja lëvizje rinore në historinë e këtij vendi. Zhgënjimi, gëzimi, euforia, krenaria apo trishtimi që vjen më pas, nuk kanë lidhje me të. Misioni s’mund të shkonte përtej!

Blendi Fevziu

(Botuar ne 9 Dhjetor 2012)

Ju sugjerojmë

‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..
Aktualitet

‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..

5 Korrik, 2025 3:07 pm
Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët
Aktualitet

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët

5 Korrik, 2025 2:52 pm
Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
Aktualitet

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

5 Korrik, 2025 2:17 pm
“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
Aktualitet

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

5 Korrik, 2025 2:06 pm
‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
Aktualitet

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

5 Korrik, 2025 1:53 pm
“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale
Aktualitet

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale

5 Korrik, 2025 1:34 pm
Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Bota

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

5 Korrik, 2025 1:24 pm
Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës
Kryesore

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës

5 Korrik, 2025 1:06 pm
Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve
Aktualitet

Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

5 Korrik, 2025 12:41 pm
Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

5 Korrik, 2025 12:26 pm
Para
Hakmarrja, ja kush dyshohet për hedhjen në erë të ushtarakut

Hakmarrja, ja kush dyshohet për hedhjen në erë të ushtarakut

Ambasadoret Lu dhe Vlahutin apel mediave! Ndihmoni per reformen ne drejtesi.

Ambasadoret Lu dhe Vlahutin apel mediave! Ndihmoni per reformen ne drejtesi.

Lamtumira për Imzot Rrok Mirditën, Rama kryen homazhe

Lamtumira për Imzot Rrok Mirditën, Rama kryen homazhe

Please login to join discussion

TE FUNDIT

‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..

‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..
5 Korrik, 2025

Pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Vlorë pak ditë më parë, Task...

Lexo më shumë

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët
5 Korrik, 2025

Kryminisri ka kthyer sërish vëmendjen në Vlorë, ku është ndalur tek zaptimi i hapësirave publike në Lungomare, ku thotë se...

Lexo më shumë

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
5 Korrik, 2025

Plazhet e Durrësit janë mbushur plot në fundjavën e parë të korrikut. Pushues nga i gjithë vendi, por edhe turistë...

Lexo më shumë

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
5 Korrik, 2025

Shqipëria po përballet me një nga verat më të nxehta të viteve të fundit, ku temperaturat ekstreme kanë shënuar rekorde...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com