Pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon, Roma është vënë në kërkim të një trajneri me eksperiencë ndërkombëtare. Por nëse deri tani ishte folur për Antonio Conten, në skenë ka dalë edhe Jose Mourinho.
E përditshmja franceze “L’Equipe” flet për mundësinë e kalimit të portugezit në pankinën e Romës, edhe pse ai ka shfaqur disponibilitetin e tij për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit në vend të Thomas Tuchel.
Sipas “L’Equipe”, Roma është në tratativa me Mourinhon. Gjithsesi, problem për Romën mbetet çështja e pagës, pasi nuk dihet nëse verdhekuqtë do t’ia lejojnë vetes të shpenzojnë një shifër të lartë për trajnerin portugez, i cili nëntë vite më parë ka fituar “tripletën” me Interin./Opinion.al