Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Leopard për fillestarët – kursi i ushtarëve ukrainas në tanket gjermane

2023/03/02 at 9:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Leopard për fillestarët – kursi i ushtarëve ukrainas në tanket gjermane

Në vetëm pesë javë, ushtarët nga Ukraina duhet të mësojnë se si të operojnë dhe përdorin tanket Leopard 2. Një projekt shumë ambicioz.


“Nuk kemi kohë. Duhet të kthehemi në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Anatoli, i pyetur se sa e vështirë është stërvitja në Mynster të Gjermanisë. Anatoli është një nga disa qindra ukrainas që stërviten aktualisht në bazën më të madhe të ushtrisë gjermane. Mbiemri i tij mbetet sekret. Fytyra e tij është e maskuar, për shkaqe sigurie, sepse pas vetëm disa javësh ai dhe shokët e tij do të kthehen dhe të luftojnë sërish në frontin ukrainas. Para kësaj, në Mynster, ata po ushtrohen kryesisht në automjetin luftarak të këmbësorisë Marder dhe Leopard 2. Ata po mësojnë gjithashtu se si të koordinojnë dhe riparojnë tanket.

Ky është një trajnim që zakonisht zgjat disa muaj, shpjegon nënkoloneli Peter. Edhe mbiemri i tij është sekret. Ky oficer i Bundeswehr-it kryen stërvitje në tankun “Leopard 2”. Një kurs pesë-javor, të paktën gjashtë ditë në javë, 12 orë në ditë. E diela është kryesisht e lirë – thotë nënkoloneli. “Por nëse konstatojmë se ka një deficit në stërvitje, do të punojmë edhe të dielën”.

Shpresat e mëdha 

Nënkoloneli përshkruan njohuritë e mëparshme të ukrainasve në Mynster si “shumë, shumë të ndryshme”. Rreth 20 për qind e ekuipazheve të ardhshme të Leopard-it kanë përvoja të mëdha, por jo edhe të tjerët. Pra, të gjithë – drejtues tankesh, gjuajtës, ngarkues dhe komandantët – duhet të kalojnë një kurs të shpejtë në këtë bazë ushtarake. Shumica e trajnimeve janë praktike, gjithmonë me synimin për të trajnuar ushtarët për operacione luftarake efektive sa më shpejt, thotë Peter.

Edhe pse askush nuk e thotë me zë të lartë, vetëdija se për ukrainasit është në pyetje vetë mbijetesa, është gjithmonë e pranishme në stërvitjen në Mynster.Përveç kësaj, çështja e sasisë së kufizuar të municioneve luan një rol të rëndësishëm, thotë drejtuesi i trajnimit: “Ne stërvitemi – dhe kjo është ajo që bën sistemi – në mënyrë që të qëllojmë me të parën objektivat e kundërshtarit, nëse është e mundur.”

Për Anatoli është kjo diçka e re. “Ne kemi punuar në tanke luftarake sovjetike. Ato janë të vjetra – e këto janë moderne dhe të reja. Ne kemi shpresa të mëdha tek tanket moderne luftarake”, thotë ai. Ai dëshiron të falënderojë gjermanët, thotë përkthyesi i Anatoli, Olek. Olek është edhe vetë ushtar, erdhi në Mynster nga Ukraina disa javë më parë dhe tani ndihmon në përkthime dhe organizimin e stërvitjes.

Mësimi i gjuhës

Trajnimi i shpejtë për ukrainasit në Mynster është i mundur vetëm përmes përkthyesve si Olek. Pajisjet e kontrollit, njësitë e kontrollit – gjithçka është në anglisht ose gjermanisht.

Disa nga konceptet më të rëndësishme janë përkthyer para fillimit të trajnimit, por jo të gjitha. Kjo është arsyeja pse pas 12 orësh stërvitje gjatë ditës, ukrainasit shpesh duhet të mësojnë fjalorin e tankeve në mbrëmje. “Por shumë gjëra mund të shpjegohen edhe me duar e këmbë”, thotë kapiteni Stefan. Ne ju tregojmë e ata përsërisin, po punojmë me një koncentrim të madh, sepse këta ushtarë duhet të kthehen prapë në luftë, thotë ai.

Pistorius: Të gjithë janë dakord

Tanket gjermane Leopard-2 dhe Marder duhet të mbërrijnë në Ukrainë deri në fund të marsit. Gjithçka tashmë është rënë dakord, thotë ministri federal iMbrojtjes Boris Pistorius gjatë një vizite në qendrën e trajnimit në Mynster.

Anatoli do të jetë një nga ushtarët e parë ukrainas që do të luftojë në tanket gjermane në Ukrainë. Por ai me siguri nuk do të jetë ukrainasi i fundit që do të stërvitet në Mynster. Ministri i Mbrojtjes Pistorius siguroi Ukrainën gjatë vizitës së tij se Gjermania do të trajnojë aq ushtarë sa të nevojiten./DW

 



Ju sugjerojmë

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Para
McGonigal/ Sot seancë maratonë, opozita mocion me debat me Ramën në Parlament

McGonigal/ Sot seancë maratonë, opozita mocion me debat me Ramën në Parlament

22 500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia, momenti i arrestimit të kapitenit rus të anijes

22 500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia, momenti i arrestimit të kapitenit rus të anijes

Pezullimi i marrëveshjes për patentat, DPSHTRR: Ishte çmim referues, jo përcaktues

Pezullimi i marrëveshjes për patentat, DPSHTRR: Ishte çmim referues, jo përcaktues
















TE FUNDIT

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
22 Tetor, 2025

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhur me polarizimin dhe represionin në Serbi, përmes së cilës mbështeti të drejtën...

Lexo më shumë

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
22 Tetor, 2025

39 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte që ndodhi në...

Lexo më shumë

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
22 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri ditën e sotme një stërvitje të gjerë të forcave strategjike bërthamore të vendit, që përfshiu...

Lexo më shumë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
22 Tetor, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com