Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit.
Sipas institutit EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra në lindje të Korçës, ndërsa lëkundjet ishin me magnitudë 2.6 ballë.
Edhe pse tërmet me magnitudë të ulët, është ndjerë nga banorët, për shkak të thellësisë, vetëm 1 Km, afër sipërfaqes së tokës.
Nga raportimet e banorëve, lëkundjet janë ndjerë shumë, por fatmirësisht nuk ka patur dëme.