Lëkundje të forta janë ndjerë në fshatin Valikardhë të Bulqizës, si pasojë e një tërmeti. Bëhet me dije se banorët janë ndjerë të frikësuar nga lëkundjet dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre.
Tërmeti më magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është ndjerë mesditën e sotme dhe epiqendra ishte në Bulqizë, në një thellësi 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës./Opinion.al