Lëkundje të fuqishme tërmeti janë regjistruar në jug të Greqisë mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:27.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet kanë qenë të një magnitude 5.1 Rihter.
Fatmirësisht epiqendra ka qenë në det, rreth 55 kilometra nga ishulli i Hirdës dhe 120 kilometra nga Athina.
Megjithatë sipas mediave greke, lëkundjet janë ndier edhe në kryeqytetin helen./ Opinion.al