Tirana është lëkundur nga një tërmet i fuqishëm rreth orës 16:15 të pasdites se sotme. Tërmeti me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter është shoqëruar më tri lëkundje të njëpasnjëshme. Epiqendra e tërmetit mësohet të ketë qenë 17 km në verilindje të Tiranës.
Për momentin nuk raportohen dëme as të lënduar por lëkundja e tërmetit ka qenë e fortë dhe krijoi panik sidomos tek banorët e kateve të larta. /Opinion.al