Leicester City e ka dëshmuar se nuk është e nevojshme që një skuadër të ketë mbajtjen e topit, për të fituar ndeshje dhe trofe.
Leicester City e fitoi titullin e Premierligës, duke mos dominuar në mbajtje të topit.
TalkSPORT, ka publikuar mesataren e mbajtjes së topit për çdo skuadër deri më tani (një javë para fundit, dhe disa ndeshje të mbetura), transmeton Telegrafi.
Dhe, skuadra e Claudio Ranierit renditen në pozitën e 18-të me 42.3% të mbajtjes së topit.
Arsenali është skuadra me posedimin më të lartë, 58.2%