Bashkia e Tiranës ka nisur punën për infrastrukturën rrugore në çdo lagje të Tiranës.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale pamjet pranë digës së Liqenit, ku rrethrrotullimi i ri ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Kryqëzimi mes rrugëve Dora D’istria dhe Sami Frashëri ka qenë gjithmonë i ngarkuar nga lëvizja e mjeteve, duke qenë dhe një portë hyrëse e atyre që vinin nga juglindja.
Tashmë, hapja edhe e këtij segmenti ka sjellë rritje të lëvizshmërisë së mjeteve.
View this post on Instagram