Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” pamje të përfundimit të punimeve të aksit Kardhiq-Delvinë.
Kreu i qeverisë prej javësh i ka bërë jehonë faktit që kjo rrugë e nisur prej vitesh nga qeveria shqiptare do të jetë plotësisht e aksesueshme duke nisur nga muaji korrik.
Rama bën me dije se për pak ditë ky aks do të hapet për të gjitha automjetet.
“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.
Kjo rrugë lehtëson aksesin drejt Sarandës duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.