Sport

Legjenda e City-t asistent i Sylvinho-s te Kombëtarja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 04/01/23 |
Opi Nion

Pas emërimit të Sylvinho në stolin e Kombëtares, të tjerë emra të mëdhenj të futbollit botëror do të vijnë të punojnë me kuqezinjtë. Trajneri brazilian ka zgjedhur që të ketë si ndihmës ikonën e Manchester City, Pablo Zabaleta.

48-vjeçari Sylvinho zëvendësoi në krye të Shqipërisë Edy Rejan, me italianin që i përfundoi kontrata pas tre vjetëve e gjysmë në drejtimin e ekipit.

Sylvinho dhe Zabaleta kanë firmosur kontratë për 18-muaj, deri në fundin e kualifikueseve të Euro 2024. Pjesëmarrja në eventin kontinental është objektivi i madh i përcaktuar për ta, por ëndrra mbetet kualifikimi i parë në histori në Kupën e Botës. Ish-ylli i Arsenalit dhe legjenda e Manchester City që do të ketë në krah, do të prezantohen zyrtarisht të hënën e 9 janarit në Tiranë.

Në karrierën e shkëlqyer si futbollist, Sylvinho ka luajtur me Corinthians, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona, teksa klubi i tij i fundit ishte Manchester City.

Padyshim pika kulmore e aventurës së tij ishte në Camp Nou, aty ku ka luajtur përkrah Ronaldinho dhe Messi, teksa ka fituar tre tituj kampion në La Ligan spanjolle dhe dy Champions League.

Pas aventurave si asistent i Tite te Corinthias dhe Mancinite Interi në vitin 2014, në 2019-ën Sylvinho u emërua trajner i Lyon. Aty u emëruar më 19 maj, por u shkarkua nga detyra vetëm pas pesë muajve më 7 tetor 2019.

Në anën tjetër, për Pablo Zabaleta kjo do të jetë detyra e parë në trajning. Argjentinasi u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2020, duke mbyllur karrierën 18-vjeçare, ku mbi të gjitha është shpallur dy herë kampioni Anglisë me Manchester City. Në moshën 37-vjeçare ai luajti për tre sezone te West Ham, teksa së fundmi ka qenë ambasador i klubit për sitizëns.

 

Pas