Aktualitet

Lefter Alla publikon pamjet nga rruga e pazakontë në Bulqizë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:04 - 17/11/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka publikuar në “Facebook”,  ndërtimin e rrugës në një zonë malore të këtij qyteti.

Por, kjo rrugë ka tërhequr vëmendje për strukturën e saj të pazakontë, pasi për kalimin e këmbësorëve është e shtruar në dy anët e saj, ndërkohë që në mes ka një hapësirë.

Banorët kanë reaguar me anë të komenteve duke shprehur habinë për formën e rrugës, e cila ndahet në mes.

Nga ana tjetërm Alla shprehet se bashkia ka siguruar bazën materiale ndërsa punimet janë kryer nga banorët e zonës.

“Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve. Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës. Bashkia Bulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara. Bashkë për Bulqizën tonë!”, shkruan Alla./ Opinion.al

Pas