Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le të shpresojmë….

2016/06/19 at 10:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Le të shpresojmë….

Nga Dritan Laci

Sonte është një tjetër mbrëmje e madhe për shqiptarët. Një mbrëmje nga ato që priten me zemër në dorë dhe që për një komb të vogël si Shqipëria nuk vijnë shpesh në historinë e saj të topkëmbës.

Pas dy paraqitjeve tejet dinjitoze kundrejt Zvicrës dhe Francës, ku si rrallë herë shtypi botëror nuk na i ka kursyer elozhet, Rumania është shpresa jonë e madhe për të bërë një tjetër hap në këtë Europian; atë të kualifikimit për në 16 ekipet më të mira të këtij kompeticioni.

Një ndeshje ku predominon fjala shpresë dhe besim, për një ekip që na ka bërë aq shumë të ëndërrojmë në këto vitet e fundit.

Por që në vetvete është edhe një shpagim për një mallkim gati 70 vjeçar që na shoqëron ndaj rumunëve, të cilët nuk i mundim që nga ajo datë e largët e 2 majit 1948.

Një ekip si Rumania që ka treguar limite në këtë fazë të Francë 2016.

Besim se mund tja dalim duke pasur parasysh që Rumania e mbrëmjes së sotme nuk është më Rumania e madhe e emrave si Lakatush, Haxhi, Popesku etj. Një brez i artë futbollistësh që i dhanë Steauas së Bukureshtit në fundin e viteve ‘80 Kupën e Kampionëve dhe që për shumë vite e mbajtën Rumaninë në ajkën e ekipeve kontinentale.

Një Rumani e sotme që ka treguar se është një ekip i përballueshëm edhe pse vazhdon të mbetet i frikshëm për një ekip si Shqipëria që e ka pësuar kohë pas kohe nga pasaardhësit e Dakëve.

Besim që na lind edhe duke parë progresin që ka bërë Shqipëria e Kombëtares në këto 15 vitet e fundit dhe sidomos në epokën De Biasi të drejtimit.

Shqipëri që është rritur shumë sidomos në anën taktike ku ka çaluar gjithmonë përballë ekipe strikte në këtë pjesë.

Shqipëri me grintë që guxon të kafshojë.

Shqipëri me një moshë të rë mesatare lojtarësh të cilët kanë treguar se kanë dëshirë të shkojnë përpara.

Pikërisht atë forcë vullneri që treguan si ndaj Zvicrës ashtu edhe ndaj Francës, ku vetëm fati dhe mungesa e eksperiencës i ndaluan të mos merrnin rezultat pozitiv.

Ndaj sonte Le të shpresojmë.

Le të Shpresojmë që djemtë do kenë edhe fatin me vete.

Le të shpresojmë që shtyllat të mos e ndalin më Kombëtaren drejt një ëndrre tjetër më të madhe.

Le të shpresojmë që lotët që do të derdhen të jenë gëzimi dhe jo hidhërimi.

Le të shpresojmë edhe për ata që dhanë gjithçka të mundur që të vinte kjo ditë.

Duke duke filluar që nga i madhi Loro Boriçi, Panajot Pano. Mehdi Zhega, Arben Minga e shumë e shumë futbollistë të plejadës  së artë që kanë vendosur një tullë në arritjen e kësaj Kombëtare.

Le të shpresojmë edhe për tifozët e mrekullueshëm që kanë ndjekur Kombëtaren.

Ata që me imazhin e tyre në rrugët dhe në shkallët e stadiumeve franceze kanë ndryshuar njëherë e mirë mendësinë që shoqëron të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarë.

Le të shpresojmë….

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Video/ Ndeshja me Rumaninë, ja si po e “djegin” me këngë shqiptarët Lionin

Video/ Ndeshja me Rumaninë, ja si po e "djegin" me këngë shqiptarët Lionin

Kuqezinjtë me skemën 4-3-3, ja si pritet të luajë sonte Kombëtarja

Kuqezinjtë me skemën 4-3-3, ja si pritet të luajë sonte Kombëtarja

Fotolajm/ Karambol i frikshëm në Kamëz, dy Benza bëjnë saltro në ajër

Fotolajm/ Karambol i frikshëm në Kamëz, dy Benza bëjnë saltro në ajër

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com