Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le Pen nën hetim për financimin e fushatës në vitin 2022

2024/07/10 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Le Pen nën hetim për financimin e fushatës në vitin 2022

Gjyqësori francez ka nisur hetimet paraprake ndaj ish-kryetares së partisë Rassemblement National (RN), Marine Le Pen, për dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2022.

Në atë kohë populistja e djathtë u mund nga presidenti aktual Emmanuel Macron në raundin e balotazhit.

Sikurse njoftoi prokuroria e Parisit dyshohet për shpërdorim fondesh, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Ndër të tjera po hetohet edhe për një kredi të marrë gjatë fushatës zgjedhore. Hetimi filloi në fillim të korrikut. Shkak është bërë një raport i Komisionit për Llogaritë Bankare për Fushatën, i cili qe prezantuar në vitin 2023 në të cilin analizohen llogaritë e të gjithë kandidatëve.

11,5 milionë euro për garën për president

Në garën e saj të tretë për postin e kreut të shtetit Le Pen kishte investuar rreth 11.5 milionë euro, duke kapërcyer tavanin e kostove të parashikuara nga ligji.

Në Francë kostot për fushatën kufizohen me ligj dhe nëse fondet përdoren në mënyrë të ligjshme, shpenzimet e bëra rimbursohen proporcionalisht nga shteti.

Komisioni përgjegjës për fushatën elektorale kishte kritikuar se Le Pen kishte shpenzuar rreth 300,000 euro për reklama nëpër autobusë. Po ashtu pas fushatës zgjedhore të vitit 2017 komisioni kishte kritikuar që Le Pen i kishte pranuar në formë huaje rreth 870 mijë euro.

Le Pen dhe më shumë se 20 të pandehur të tjerë do të përgjigjen së shpejti në gjykatë për dyshimet për përvetësimin e fondeve të BE-së. Gjyqi është planifikuar të fillojë në fund të shtatorit. Prokurorët janë të bindur se midis viteve 2004 dhe 2016, një numër asistentësh të deputetëve të RN-së në Parlamentin Evropian kanë punuar në fakt për partinë dhe jo për zyrtarët e zgjedhur. Le Pen i mohon akuzat./DW

Ju sugjerojmë

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
Bota

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

3 Shkurt, 2026 9:16 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
Kronikë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

3 Shkurt, 2026 8:15 pm
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Bota

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

3 Shkurt, 2026 7:56 pm
SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse
Bota

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

3 Shkurt, 2026 6:56 pm
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

3 Shkurt, 2026 5:22 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Para
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin

Vijon i nxehti afrikan në vendin tonë, parashikimi i motit për ditën e sotme

U ndal në Kiev, Moskë e Pekin! Çfarë kërkon të arrijë Viktor Orban?

U ndal në Kiev, Moskë e Pekin! Çfarë kërkon të arrijë Viktor Orban?

Personalitete të drejtësisë amerikane takojnë Dumanin dhe prokurorët e SPAK: U diskutua për pavarësinë e gjyqësorit

Personalitete të drejtësisë amerikane takojnë Dumanin dhe prokurorët e SPAK: U diskutua për pavarësinë e gjyqësorit

TE FUNDIT

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
3 Shkurt, 2026

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth...

Lexo më shumë

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
3 Shkurt, 2026

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka hequr mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein nga faqja e tij e internetit,...

Lexo më shumë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
3 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Fier, deklaroi se PD...

Lexo më shumë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
3 Shkurt, 2026

I akuzuar i SPAK si vrasës me pagesë, Henrik Hoxha, të cilit ju hoq statusi i të penduarit gjatë hetimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com