Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le Figaro (1912) / Çfarë ndodhi me Ismail Qemalin dhe suitën e tij më 19 nëntor 1912 ?

2017/09/27 at 10:07 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Le Figaro (30 Nëntor 1912)/ Ismail Qemali letër Markezit të San-Giuliano-s, të njohë Pavarësisë së Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Shtator 2017

Prestigjozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen n°2, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”.

Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste – Brindisi – Patras, është ndryshuar.

Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Ardhja e Ismail Qemal Beut në Durrës

Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19 nëntor, në Trieste, na dërgoi dje këtë lajm interesant :

“Unë jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do të flasë Evropa, ndoshta nesër, dhe se ndoshta do të ketë një ndikim të madh në ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ballkan.

I nisur dje në Trieste në bordin e “Bruenn-it” drejt Patras-it, ne do të arrinim fillimisht, sipas itinerarit, në brigjet e Brindisit, gjatë mbrëmbjes. Por, sapo filluam të largoheshim nga Trieste, filluan të qarkullonin zëra se do të zbarkonim në Durrës, ku princi shqiptar Qemal Beu, me suitën e tij, e cila gjendej në mesin e udhëtarëve të tjerë, do të zbriste për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Në fakt, ne dalluam Ismail Qemal Beun në “business class”. Ai është një burrë i një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personazhesh të tjera, ai duket serioz dhe simpatik. Pra, kësaj mbrëmje, të mërkure, na konfirmojnë se rreth orës dhjetë do të jemi afër Durrësit.

Po atë orë, me një mot të bukur – mes dritës së hënës dhe qëtësisë së plotë – ne dalluam nga larg ndriçimin e një anije, atë të avullores “Wurmbrand” të Lloidit Austriak (Kompania më e madhe detare e perandorisë austro-hungareze). “Bruenn-i” u ndal 200 metra larg saj. U zbritën shkallët, pastaj barkat, në të cilat Qemal Beu dhe suita e tij u akomoduan për të shkuar drejt “Wurmbrand-it”

Ja detajet që unë mblodha dhe që po ua përcjell.

Princi shqiptar do të kalojë natën në bordin e kësaj anije dhe nesër ndoshta do të zbarkojë në Durrës për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, dhe po ashtu në Shëngjin dhe Vlorë.

Unë bisedova për disa çaste me njërin prej personave të suitës së princit, një njeri që fliste admirueshëm gjuhën greke dhe italiane. Ai më tha se qëllimi i misionit të tyre ishte kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët dhe se ata nuk do të lejonin që Serbia të merrte asnjërin nga portet që ajo lakmon.

Nga ajo që unë kuptova, pas krijimit të një qeverie të përkohshme, ata duan t’i ofrojnë fronin e Shqipërisë një princi të huaj. Unë mendoj se Austria gjendet në mesin e gjithë kësaj lëvizje, sepse Qemal Beu u fut në bordin e njërës prej anijeve të Lloid-it, e cila ndryshoi në mënyrë të tërthortë e të papritur itinerarin e saj. Së fundi, ai kaloi nga “Bruenn-i” në një anije tjetër të Lloidit, “Wurmbrandi”, e cila u nis drejt brigjeve shqiptare për këtë qëllim.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1912-cfare-ndodhi-me-ismail-qemalin-dhe-suiten-e-tij-me-19-nentor-1912-rrefimi-i-rralle-ne-prestigjozen-franceze-une-jam-deshmitari-i-nje-ngjarjeje-per-te-cilen-do-te-flase-evropa/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: 1912ismail qemaliLe Figarosuita

Ju sugjerojmë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
Bota

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

18 Dhjetor, 2025 11:21 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Para
Luhen ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë

Luhen ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë

Video/ Pushimet e Arian Konomit, dimri në Vuno dhe udhëtimi në Brazil

Video/ Pushimet e Arian Konomit, dimri në Vuno dhe udhëtimi në Brazil

Pushimet e mia/ Xharra: Një çift amerikan u mahnit nga mrekullia e bregdetit shqiptar

Pushimet e mia/ Xharra: Një çift amerikan u mahnit nga mrekullia e bregdetit shqiptar

TE FUNDIT

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
18 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur politikat e tij ekonomike dhe ka fajësuar paraardhësin Joe Biden për gjendjen e vendit...

Lexo më shumë

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
18 Dhjetor, 2025

Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje...

Lexo më shumë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com