Thomas Strakosha e shikon të ardhmen e tij gjithmonë dhe më larg skuadrës së Lazios.
Portieri shqiptar zhvilloi një sezon mjaftë të mirë të klubi i Lazios, gjë e cila ka ngjallur interesin e shumë skuadrave të njohura europiane. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Tottenham Hotspur dhe ky fakt e ka vënë në alarm klubin bardhekaltër.
Sipas “Cittàceleste”, klubi i lazios ka nisur kërkimet për të gjetur pasuesin e shqiptarit.
Mësohet se Lazio ka shënjestruar talentin e portës së Fiorentinës, Alban Lafont, i cili besohet se është zgjedhja e parë e drejtorit sportiv të kryeqytetasve, Igli Tare për portën.
Lafont ka një kontratë që e mban në Fiorentinë deri më 30 qershor 2023 dhe për ta shkëputur nga klubi aktual duhet një shifër prej 15 milionë eurosh./ Opinion.al E.Xh.