Në hyrje të fshatit më të famshëm në Shqipëri në Lazarat janë sekuestruar 100 kg kanabis dhe një magazinë e përshtatur me pajisje moderne me sistem ajrimi dhe e rafinuar për prodhimin e lëndës narkotike e cila dyshohej se mund të hynte në treg për 45 ditë.
Magazina e ndërtuar në Kordhocë u zbulua pas një hetimi disa mujor nga policia e shtetit, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një punonjës i OSHEE, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të lidhte energjinë elektrike në mënyrë të jashtëligjshme.