Rizgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshonte politikën “shkatërruese” amerikane ndaj Rusisë.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës, Serghei Lavrov, në një intervistë për CBS. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim” – tha Lavrov në intervistën e raportuar nga agjencia ruse Ria Novosti – “sepse ka një tendencë drejt shkatërrimit të marrëdhënieve ruso-amerikane, të themeleve të tyre, duke përfshirë marrëveshjet për stabilitetin strategjik, barazinë, besimi reciprok, inspektimet, transparenca e kështu me radhë”.
Sipas Lavrov, “ata që injoruan qëllimet e mira që Putini, janë ata që duhet të mendojnë përsëri. Ne shohim brezin aktual të politikanëve në Shtetet e Bashkuara që nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga politika e papranueshme që SHBA ndoqi pas rënies së BRSS”.