Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë të zhvilluar në Moskë. lidhur me deklaratën e Biden se alternativa e vetme përveç sanksioneve është një Luftë e III Botërore, u përgjigj duke thënë se në rast se ndodh Lufta e Tretë Botërore do të ishte vetëm luftë bërthamore.
Ai theksoi se kjo nuk është në mendjen e rusëve, por nëse ata fillojnë një luftë ndaj Rusisë duhet ta mendojnë me kujdes.
“Dua të theksoj se këto janë deklarata të politikanëve perëndimorë, po përsërisin luftën bërthamore, kjo nuk është në mendjen e rusëve. Nuk do të lejojmë që provokime të tilla të na shpërqëndrojnë. Por nëse ata fillojnë një luftë të vërtetë kundër nesh, atëherë duhet të mendojnë me kujdes”, tha Lavrov.