Kronikë

Vrasja e 4 anëtarëve të familjes shqiptare në Greqi, dyshimet e para të masakrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 03/03/22 |
Opi Nion

Një krim i rëndë ka ndodhur në nj familje shqiptare në Greqi. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 4 anëtarët e një familje janë vrarë të mërkurën në mbrëmje në qytetin Andravida të Greqisë.

Të vrarë kanë mbetur burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit Armando dhe Maria Kloci, përkatësisht 32 dhe 37 vjeç si dhe dy fëmijët ë tyre, 2 dhe 3 vjeç.

Sipas hetuesve, dyshohet që të 4 anëtarët e familjes janë vrarë nga një person tjetër, i cili dyshohet se është përpjekur të zhdukë edhe trupat e tyre. Por nga frika se mos e zbulonte djali tjetër i familjes, ai u largua.

Ka qenë pikërisht 12-vjeçari, fëmija i tretë, që kur shkoi në shtëpi pa masakrën që kishte ndodhur.

Mësohet se plagët në trupat e burrit dhe të gruas, janë të shkaktuara nga një armë zjarri. Trupat e 32-vjeçarit dhe 37-vjeçares janë gjetur të hedhura në një rimorkio në depon e shtëpisë. Ndërsa trupi i fëmijës 3 vjeç u gjet në magazinën pranë rimorkios. Kurse trupi i fëmijës tjetër, 2 vjeç u gjet në brendësi të shtëpisë.

Paraprakisht dyshohet se autori ka pasur për qëllim që të zhdukte trupat e viktimave. Por diçka ka ndodhur ose mund të jetë trembur nga ardhja e djalit tjetër 12-vjeçar dhe është larguar.

Policia ka ngritur dyshime se autori i vrasjes mund të jetë ish-bashkëshorti i gruas 37-vjeçare, i cili jeton në Loutraki. Ai është babai i 12-vjeçarit që gjeti familjen të masakruar, të cilin e ka nga martesa me ish-bashkëshorten, 37-vjeçaren Maria që u gjet e vrarë.

Policia greke e ka shpallur në kërkim për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Por hetuesit kanë edhe një pistë tjetër. Autori mund të jetë edhe një person tjetër me të cilin ndoshta çifti i bashkëshortëve ka pasur mosmarrëveshje.

Pas