Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lavrov largohet mes tensioneve nga G20: Rusofobi e tërbuar

2022/07/08 at 7:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lavrov largohet mes tensioneve nga G20: Rusofobi e tërbuar

Lufta në Ukrainë dominoi takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Indonezi. Në tryezë nuk munguan dhe momentet e tensionit, ndërsa për herë të parë që prej nisjes së konfliktit, Rusia mori pjesë në një event ndërkombëtar të rëndësishëm.

Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov u shpreh i gatshëm për negociata me Turqinë dhe Ukrainën për çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit.

Por veprimet e tij treguan të kundërtën, pasi zyrtari rus nuk ishte i pranishëm në sallë kur fjalën e mori homologu i tij nga Kievi, i cili akuzoi Moskën se po zbaton “lojëra urie” me botën.

“Këtu ekziston vetëm një rusofobi e tërbuar, së cilës ata i drejtohen në vend që të gjejnë gjuhën e përbashkët aq të nevojshme për çështjet kryesore në ekonominë globale dhe financat, për të cilat është krijuar G20-ta”, tha Lavrov.

Ai u shpreh i hapur për një takim me homologun amerikan, por shtoi se nuk do vrapojë pas tij për një bisedë bilaterale, pasi sipas tij kontaktet janë shkëputur nga Uashingtoni. Ministri i Jashtëm rus është larguar nga samiti i G20-ës në Bali më herët nga përfaqësuesit e tjerë duke mos marrë pjesë në takimet e pasdites. Mësohet se largimi i tij ka ndodhur pikërisht kur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, po fliste.

“Qeveria e Rusisë nuk dëshiron që Kombet e Bashkuara të jenë pjesë e negociatave për eksportimin e grurit. Fakti që ministri i jashtëm rus shpenzoi shumicën e kohës jo në sallë po jashtë saj, tregon se nuk ekziston asnjë milimetër dëshirë nga qeveria ruse për të negociuar tani”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.

Ndërkohë, thirrja e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në samitin e G20-ës për Rusinë ishte që të lejonte dërgesat me grurë. Ndërsa thuajse njëzëri, të gjithë të pranishmi kërkuan që Moska të ndalojë sa më parë luftën në Ukrainë.

Ju sugjerojmë

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës
Kryesore

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

23 Janar, 2026 1:24 pm
Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes
Bota

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

23 Janar, 2026 11:38 am
Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi
Bota

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

23 Janar, 2026 10:51 am
Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

23 Janar, 2026 10:49 am
Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
Bota

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

23 Janar, 2026 9:52 am
Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri
Aktualitet

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri

23 Janar, 2026 8:47 am
“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”
Aktualitet

“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”

23 Janar, 2026 8:45 am
Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado
Aktualitet

Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado

23 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 janar 2026

23 Janar, 2026 8:37 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 23 janar 2026

23 Janar, 2026 8:37 am
Para
6 llojet e burrave që bëni mirë t’i shmangni

6 llojet e burrave që bëni mirë t'i shmangni

Kryemadhi porosi krerëve të degëve për 25 korrikun, ja thirrja për 7 korrikun

Inceneratorët, Kryemadhi:Grupet kriminale përdorin qytetarët, drejtësia nuk heton

33-vjeçari zbulon se ka lindur me dy gjini

33-vjeçari zbulon se ka lindur me dy gjini

TE FUNDIT

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës
23 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se protesta e të shtunës është prova e madhe për opozitën dhe luftën...

Lexo më shumë

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes
23 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ia ka tërhequr Kanadasë ftesën për t’iu bashkuar nismës së tij, Bordi i...

Lexo më shumë

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi
23 Janar, 2026

Rusia, Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime trepalëshe Kjo është hera e parë që të tre vendet marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
23 Janar, 2026

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com