Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lasgushi

2016/03/03 at 4:21 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bej forever

Nga Edison YPI


Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të lartësohem. Leximi i librave, bisedat nokturne me ishullarë, filmat e parë fshehtas, numurimi i yjeve, shoqëria me hënën, arratia brenda vetes, mbulimi i kokës me jorgan, konfidenca e jastëkut, ëmbëlsia e gjumit, papesha e ëndërrave, nuk mjaftojnë. Duhet bërë diçka për të mos u llaftarisur nga lufta e klasave, për të mos u tmerruar nga syçelësia e proletarëve, për të qetsuar sytë nga surretërit e shefave, për tu qëndruar larg çmendurive të burokratëve, për të shpëtuar nga spiunat, mbledhjet e kolektivit, tejkalimet e planit, flamujtë e kuq, garat, emulacionet, punët vullnetare. Si të mos ndotem nga këto pisllëqe. Ku të zhdukem të shërohem nga këto sëmundje. Ku të iki, ku të degdisem, ku të zhytem, ku të mbytem. Rrugët janë të këqia. Makina nuk ka. Autobuzat janë rrangalla. Treni zvarritet si gjarpër. Deri në Korçë, Shkodër, Gjirokastër, ta kontrollojnë disa herë pasaportën. Fshatrat e largët, bregdeti, bregliqeri, quhen “zona kufitare”. Po të panë që u afrohesh të rrasin brenda për tentativë arratisje, tradhëti kombëtare.

Megjithatë arratisja s’është ide e keqe. Por jo tentativë. Tentativa është gjysmake, tentativa është mediokre, dhe sidomos e rrezikëshme. Arratisja duhet të jetë e plotë. Ku mund të bëhet një arratisje e plotë. Ku ndodhet në këtë shkretëtirë, një livadh shplodhës, një oaz i freskët, një qoshk luksoz, ku bëhet një bisedë e njerzishme, një fjalosje serioze, një bashkëbisedim fin.

Po, ekziston një vend për arratisje integrale. Ndodhet diku një copë qiell për çlodhje totale. Ku lënda është pa gravitacion. Ku gjithçka ndodh në një kohë pa rrjedhje që e mat një orë pa akrepa.

Po, ndodhet diku një tempull për pastrim nga baltrat bolshevike, një vend ku çmenduritë burokratike dhe frika e spiunave nuk arrijnë dot.
Po, ndodhet diku një faltore për tu falur faje të paqëna, mëkate inekzistente.

Atje do arratisem. Atje do degdisem. Atje do pastrohem. Atje do shërohem.
S’ka problem se është ftohtë, bie shi, fryn erë. Nuk ka arritisje të rehatëshme. Arratisjet janë të mundimshme. Kam guximin, kam durimin, kam dhe motivin ta murmuris nëpër dhëmbë duke u arratisur në atë vend. Është ai që nis me, “Ti qan që larg se vate dashuria, vate e mbaroi e më s’mbet as hija…” dhe mbaron, “Të bëhet zjarr e flakë, e dritë e bardhë…”.

U nisa.

Sapo dal nga dera, nëpër shkallë, unë zbres, spiuni ngjitet.
Më thotë spiuni mua; “Ku po ikën me kaq qef ti që zakonisht je i zymët ?

Do të spiunoj për tentativë arratisje.

I them unë spiunit; “Po shoku spiun, vërtet po arratisem, por nuk më spiunon dot. Nuk po arratisem nëpër vende kapitalisto-revizioniste, ku siç na mëson partia, si e tha kongresi, si e shkruajti gazeta, si e çfaqi televizioni, si e thonë librat, si na mëson shkolla, vdesin nga uria. Po arratisem këtu rrotull, këtu afër, këtu brenda, këtu ku sundon proletariati, vigjëlon kufitari, buçasin fitoret, tejkalohet plani”.

Spiuni ngre supet dhe hap rrugën.

Vazhdoj arratisjen. Më shohin vëngërr policë të vrazhdë me sy të thellë, ushtarë me çizme me yll në ballë, oficerë langaraqë pa grada, veteranë kapadainj turivrërët.

Mbi rrugën plot gropa dhe bajga kalojnë me rrapëllima kamionë që gjoja ndërtojnë Shqipërinë.

Nëpër ballkone rrecka të ndera.

-Ejani me mua, u them disa vajzave.

-Ku të vimë ? pyesin të habitura amvisat e ardhëshme të groshëve, tejkalueset e planit të pjelljes së bastardave.

-Në qiell, u them unë.

Ma nxjerrin gjuhën, qeshin dhe ikin.

Spital, farmaci. S’më duhen. Çlodhem ku po nisem, shërohem ku po arratisem.

I jam afruar Tempullit. Ja ndjej fërgëllimin. Ja dëgjoj tingujt. Shiu pushoi. E ftohta u ngroh. Era ndali hazdisjen. Retë u arratisën. Qielli u hap.

Hyj. Ulem. Bërtas. Ulurij. Sokëllij;

“Pik’ e lotëve të mia, vetëtin si gur’ i rrallë…”.

Dëgjoi. Erdhi. Thotë; Lereni të bërtasë sa tavani të rrëzohet”, dhe hesht.
Nuk kam ardhur për vizitë. Kam ardhur për arratisje. Në vizita flitet. Në arratisje heshtet.

Zoti Perfeksionist, Murg, Poet,

S’të lypset të flasësh. Në fytyrën tënde është gdhendur një shekull Histori.

Aty janë të gjitha rrebeshet, të gjitha durimet, të gjitha tingujt. Pavarësia, kaosi, Mbretëria, Shteti, Europa, Trenat me avull, aeroplanat, luftrat, idilet, flirtet, dashuritë, yjet që ndjekin njëritjetrin dhe kurrë nuk takohen, aty janë të gjitha. N’ato rrudha e n’ato vraga. Harrimi është për provizorët. Harrimi nuk është për eternalët. Para se të dënonin me harrim, i vrave me heshtjen që po i mbyt. Fluturon tepër lart. Nuk të arrijnë dot. Nuk je prej mishi. Je prej zafiri. Fjalimet, presidiumet, mbledhjet konferencat, nuk ta prekën dot asnjë thua.

Faleminderit Mjeshtër për këto gjëra kaq të bukura dhe të vlefëshme që më thua;

Atë që gjatë recitimit më ndryshon edhe një gërmë të vetme, e ther me thikë;

Në diktaturë më tepër se në Liri duhet punuar pa u ndalur;

Një libër me Poezi më i trashë sa gishti yt i vogël, është libër i trashë;

Në luftra vdesin ushtarët, fitoret u dedikohen gjeneralëve;

Nuk ekziston Frymëzimi. Ekziston urdhëri i Zotit;

Thurja perfeksioniste është një ferr që të lodh, të sëmur, kërkon shëndet t’ia dalësh mbanë.

Poezi nuk është ajo që shqiptohet në 1 mënyrë, por ajo që përsëriret me apo pa zë pafundësisht herë në pafundësisht mënyra.

Kaq për sot.

Faleminderit Murg.

Faleminderit Mjeshtër.

Faleminderit o buçim-heshtur.

U pastrova. U shërova. U qetsova. S’më vijnë në vesh brohoritjet. S’pyes për luftën e klasave. Nuk kam frikë nga sigurimi. S’ka ç’më bën burokrati. Nuk më spiunon dot spiuni. Nuk më ndot dot kolektivi. Isha te Lasgushi.



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
IOS 9.3 do të ketë veçori fantastike

IOS 9.3 do të ketë veçori fantastike

Foto-lajm/ Çfarë po ndodh në parlament? Opozita nuk duket në sallë. Rama-Meta kokë më kokë

Foto-lajm/ Çfarë po ndodh në parlament? Opozita nuk duket në sallë. Rama-Meta kokë më kokë

Shikoni si dukej Miriam Cani adoleshente

Shikoni si dukej Miriam Cani adoleshente

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com