Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lamtumirë mikut tonë të dashur, Bogut”/ Tabaku: Kjo tragjedi na ka lënë të pikëlluar për pamundësinë e një takimi të fundit me të

2024/09/19 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lamtumirë mikut tonë të dashur, Bogut”/ Tabaku: Kjo tragjedi na ka lënë të pikëlluar për pamundësinë e një takimi të fundit me të

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se kjo tragjedi i ka tronditur thellë, duke i lënë të pikëlluar për pamundësinë e një takimi të fundit me Gertin.

Ajo thotë mes të tjerash se dhimbja më e madhe u takon prindërve të tij të dashur, të cilët po përballen me humbjen e pakrahasueshme të birit të tyre të shtrenjtë.

“Lamtumirë mikut tonë të dashur, Bogut!

Trishtimi që ndjejmë sot, teksa i japim lamtumirën mikut, kolegut dhe një qytetari të shquar të këtij vendi, është i pamasë. Kjo tragjedi na ka tronditur thellë, duke na lënë të pikëlluar për pamundësinë e një takimi të fundit me të, për mungesën e një fjale të fundit, për heshtjen që do të mbulojë bisedat tona sa herë që emri i tij të përmendet, pa na ardhur përgjigje. Këto janë pengje të një jete që mbaron shpejt, pa na kërkuar leje.

Dhimbja më e madhe u takon prindërve të tij të dashur, Isufit dhe Ildës, të cilët po përballen me humbjen e pakrahasueshme të birit të tyre të shtrenjtë. Nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e tyre, por le të jenë krenarë për njeriun e mrekullueshëm që rritën. Kujtimi i tij do të ndriçojë gjithmonë zemrat e Eslires, Rajnes dhe Reinardit, të cilët kanë humbur një bashkëshort të përkushtuar dhe një baba të dashur. Trashëgimia që ai ka lënë pas do të jetojë përmes tyre.

Ndërkohë, shumë prej nesh janë rizgjuar nga kjo humbje, duke kuptuar pafuqinë tonë përballë kohës dhe fatit. Ne dorëzohemi përpara pamundësisë për të ndryshuar atë fraksion të sekondës që na ndan nga kjo botë në tjetrën, duke zbehur çdo pushtet dhe çdo arritje që kemi ndërtuar me duart dhe mendjet tona.

Dhe ndërsa Gerti nis rrugëtimin e tij drejt Zotit dhe botës tjetër, secili prej nesh ngre sytë drejt vetes për të reflektuar mbi shkurtësinë e jetës dhe se si Zoti e ka ndërtuar këtë botë që ta shijojmë përkohësisht, pa u kapur pas saj. Sepse në atë botë tjetër, nuk do të kemi me vete as pushtetin, as pasurinë, as miqësitë, as statusin social, por do të na shoqërojnë vetëm besimi, veprat dhe puna jonë. Është koha të kuptojmë kufijtë tanë dhe përkohshmërinë tonë!

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” (Kurani, 3:185)

U prehsh në paqe, Gert!“, shkruan Tabaku.

Ju sugjerojmë

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
Aktualitet

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

11 Korrik, 2025 11:08 am
Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
Aktualitet

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

11 Korrik, 2025 11:06 am
“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
Aktualitet

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

11 Korrik, 2025 10:50 am
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
Aktualitet

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

11 Korrik, 2025 10:45 am
Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!

11 Korrik, 2025 10:32 am
Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur
Aktualitet

Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur

11 Korrik, 2025 10:26 am
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Akuzat për ndërtimet paleje në Theth/ Prokurorja Gjeli: Qëndrimi i Ramës, personal!

11 Korrik, 2025 10:14 am
Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë

11 Korrik, 2025 10:08 am
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

11 Korrik, 2025 10:01 am
“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
Aktualitet

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

11 Korrik, 2025 9:53 am
Para
Shkodër/ Mbante në banesë një shpend të rrallë, procedohet penalisht 37-vjeçari

Shkodër/ Mbante në banesë një shpend të rrallë, procedohet penalisht 37-vjeçari

Në kërkim nga SPAK për trafikim armësh, ekstradohet nga Kolumbia Admir Tutaj

Në kërkim nga SPAK për trafikim armësh, ekstradohet nga Kolumbia Admir Tutaj

Von der Leyen pret në Bruksel liderët e Ballkanit: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës

Von der Leyen pret në Bruksel liderët e Ballkanit: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës

TE FUNDIT

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
11 Korrik, 2025

Me fokus fuqizimin e pushtetit vendor dhe mbikëqyrjen e territorit përmes teknologjisë, kryeministri po mban një takim me kryebashkiakët në...

Lexo më shumë

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për sektorin e bujqësisë, teksa ka mbledhur në një takim kryebashkiakët në qytetin e...

Lexo më shumë

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me kryebashkiakët në Durrës, teksa po flet lidhur me problemet që ka...

Lexo më shumë

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
11 Korrik, 2025

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor. Takimi po mbahet në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com