Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani. Osmani është shfaqur e shoqëruar nga Presidenti, Ilir Meta.
Homazhet vazhdojnë prej orës 10:00 dhe deri më tani kanë marrë pjesë personalitete të shumta, si ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq.
Ceremonia shtetërore e lamtumirës, përfundon në orën 12:00. Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Kujtojmë se ish-presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital të Berlinit, Gjermani./Opinion.al