Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se babai i Ervis Martinaj, ka dhënë një orar pak a shumë të specifikuar të kohës kur i biri mund të jetë zhdukur.
“Mustafa Martinaj thotë që në datën 9 gusht, nga ora 19 e 30 deri në 22:00 të po asaj mbrëmjeje, mendoj se djalit i ka ndodhur diçka e rëndë dhe është eleminuar nga kundërshtarët”, tha Lala.
Më tej gazetarja shtoi se ka takuar një pjesë të kontakteve të Martinajt dhe pohoi se veç konflikteve me elementë të tjerë kriminalë, Martinaj kishte konflikte edhe me biznesmenë.
“Kam takuar një pjesë të mirë të kontakteve të tij, edhe kundërshtarët. Kam takur edhe vetë Ervis Martinaj për shkak të punës. Por babai dhe xhaxhai lënë të kuptohet që kishte përplasje shumë të forta. Sipas asaj që rezulton janë edhe biznemsenë të fuqishëm me të cilët Martinaj kishte konflikte dhe njëri prej tyre po ndërton në Gjirin e Lalzit, të cilit i ka dhënë paratë dhe po kërkon të marr vila mbrapsht”, tha Lala./Opinion.al