-U tha në Opinion

Lala: Ditët e burgut të Nehat Kullës, e takonte vetëm gruaja dhe djali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:18 - 18/06/20 |
Opi Nion

I ndarë nga jeta pak ditë më parë, Nehat Kulla ka qenë një ndër personazhet e njohura të krimit gjatë vitit 1997. Por duket se pas burgosjes, së tij njeriu që njihej me emrin “gjenerali” kishte humbur edhe miqtë e dikurshëm. Në një dalje në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala kujton një episod të para disa kohëve: “Në një aktivitet artistik që kemi vajtur në burgun e Fushë Krujës ka qenë edhe ish-ministri Mustafaj dhe Flutura Açka që dhuronin libra për të burgosurit. Në burg ishte dhe Nehat Kulla. Dhe i thotë juristi i burgut: Gjeneral, çfarë ke nevojë? Po ç’gjeneral tha më thoni, mua nuk më takon asnjeri vitet e fundit.  Përveç 2 -3 njerëzve të familjes, gruas dhe djalit, Nehat Kulla kishte humbur çdo kontakt dhe ishte krejtësisht i tërhequr”, tha Lala.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha, kujtoi momentet kur Nehat Kulla lëvizte në Tiranë me mjetin e tij me targa ushtarake.

“Nehat Kulla u bë i famshëm jo vetëm për shkak të publicitetit në media, por edhe ngjarjeve që ndodhën. Atë kohë  kur dilte ne bulevard Shevroleti i Nehatit me targa ushtarake “U 1111” dhe veshja që mbante Nehati… Ai krijoi një zonë të vetën në periferi të Tiranës dhe akuza e parë ka qenë vrasja e një oficeri policie”./Opinion.al

Pas