Çmimi i naftës ra sot përsëri, pasi vendet kryesore prodhuese nuk ranë dakord për të ngrirë kuotat e prodhimit në mënyrë që të stabilizohej tregu. Çmimi i naftës bruto ra 5 për qind sot paradite.
Ministrat nga 18 vendet e OPEC-ut dhe jo të OPEC-ut thanë të djelën pas një takimi në Katar, se duhet “më shumë kohë”, për të marrë një vendim që prodhimi i naftës të mos i kalojë kuotat e Janarit. Ata po kërkojnë stabilitet, pasi çmimet e naftës ranë nga mbi100 dollarë për fuçi në vitin 2014, në çmimin aktual prej rreth 40 dollarësh për fuçi.
Çmimet më të ulta i kanë kushtuar eksportuesve të naftës miliarda dollarë humbje në të ardhura dhe kanë dëmtuar ekonomitë tashmë të brishta që mbështen në këtë sektor./Klan