Një punonjëse supermarketi ka mbetur e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Kamëz, në një tentativë grabitjeje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur një person i armatosur me kallshnikov u fut në një supermarket, në Bulevardin Blu dhe nën kërcënimin e armës kërkoi të merrte paratë nga kasa.
Në këtë moment, punonjësja A.Dushku, 25 – vjeç, e cila nuk ka kuptuar rrethanën është afruar pranë kasës. Kjo ka qenë fatale për të renë, pasi grabitësi ka nisur të qëllojë dhe plumbat kanë plagosur në këmbë 25 – vjeçaren.
Në tentativë për t’u larguar nga marketi, agresori ka qëlluar sërish mbi punonjësen.