Shënohet incidenti i parë i madh në votime. Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë përplasur me njëra-tjetrën në qendrën e votimit të SHëngjinit në Lezhë.
Paraprakisht thuhet se një person është qëlluar me armë zjarri. Ai është Florian Dushku, aktivist i LSI-së, i cili është dërguar në spital.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Nuk dihet çfarë ka shkaktuar sherrin mes përfaqësuesve të PS dhe të LSI në qendrën e votimit që ndodhet në zonën turistike të veriut.