Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Laboratori i Inovacionit 2.0″/ Keti Bazhdari mbështet financiarisht projektet më të mira të sipërmarrjes rinore

2016/12/05 at 4:26 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Laboratori i Inovacionit 2.0″/ Keti Bazhdari mbështet financiarisht projektet më të mira të sipërmarrjes rinore

 Sot u lançua “Laboratori i Inovacionit 2.0”, një nismë që synon mbështetjen me fonde dhe ekspertizë të ideve dhe sipërmarrjes rinore në mbarë vendin. “Laboratori Inovacionit 2.0” është një iniciativë e ndërrmarrë nga CATI Foundation, Fondacion i themeluar nga politikania, filantropia dhe gruaja në biznes, Keti Bazhdari. Kjo nismë e CATI Foundation nuk është e para, dhe vjen nga një histori suksesi dyvjeçare, shënuar me “Laboratorin e Inovacionit 1.0”, nga ku morën jetë sot e kësaj dite 5 biznese rinore të sukseshme në qytetin e Shkodrës. Këto biznese ishin pjesë e panairit të organizuar nga “Beyond Barriers” për të ndarë eksperiencën e tyre me të gjithë të pranishmit.


Tani në këtë fazë të dytë ” Laboratori i Inovacionit 2.0″ do shtrihet në gjithë Shqipërinë.

Kjo nismë është mbështetur nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Arsimit duke mundësuar një aksesueshmëri më e lartë të “Laboratorit Inovacioni 2.0” nga ana e të rinjve.

Në fjalën e saj, ku bëri të njohur këtë nismë, politikania dhe filantropia Keti Bazhdari, ka shpjeguar arsyet përse “Laboratori i Inovacionit 2.0” u vendos si iniciativë strategjike per “CATI Foundation“.

“Shqipëria ka shumë sfida, por mund të themi që ekziston një traditë për të gjetur zgjidhje nëpërmjet inovacionit dhe bashkëpunimit rajonal. Këtë traditë ne duhet ta kthejmë në moton tonë. Mobiliteti rinor dhe një ekosistem fleksibël i sipërmarrjes rinore, janë vlera të rëndësishme për ekonominë në përgjithësi e atë shqiptare në veçanti, pasi ndezin potenciale thuajse të pashfrytëzuara të ekonomisë sonë dhe na krijojne mundësinë, që në një të ardhme të shpejtë, të jemi konkurrues në tregjet rajonale dhe ato evropiane. Nëse në një të nesërme të afërt duam të flasim për një Shqipëri pa barriera, duhet të fillojmë që sot të mendojmë përtej barrierave. Kjo eshte dhe arsyeja kryesore pse “Laboratori i Inovacionit 2.0” u vendos si iniciativë strategjike per “CATI Foundation”, në mbështetje të aksionit rinor shqiptar drejt një ekonomie të bazuar në dije dhe sipërmarrje”, u shpreh Bazhdari.

Mbështetje ndaj sipërmarrjeve dhe ideve në bizneset e të rinjve, ka dhënë gjthashtu Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimve AIDA. I pranishëm në panairin ku u lançua “”Laboratori i Inovacionit 2.0”, drejtori i AIDA-s Genti Beqiri inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e nismave të tilla, ndërkohë që Zv. Kryetare e Bashkisë Brunilda Paskali, theksoi veçanërisht mbështetjen për bizneset e inicuara nga femrat.

 

keti 2

 

goca

“Laboratori i Inovacionit 2.0” do të vijë si një konkurs idesh, në të cilin mund të përballen të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe ku më të mirët, do të kenë mundësi reale për të parë të konkretizuar planin e tyre të sipërmarrjes, falë një suporti ekspertize dhe mbështetjeje financiare.

E ardhur vetë nga fusha e biznesit, të cilin gjithashtu e ka nisur në një moshë shumë të re, Keti Bazhdari ka qenë e qartë në objektivat e vendosura dhe synimet ku dëshiron të mbërrijë:

“Objektiv kryesor, përveç mbështetjes direkte financiare të ideve dhe sipërmarrjes rinore, nga ana jonë, është të orientojmë dhe sa më shume iniciativa mbështetëse për startup-et e të rinjve, në një mjedis të përbashkët social e juridik, si dhe të projektojmë rritje e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke sendërtuar modele të shëndetshme dhe të suksesshme të sipërmarrjes e konkurrencës së lirë, larg modeleve famëkeqe të korrupsionit dhe përfitmit të paligjshem, që prodhoi tranzicioni shqiptar. Ky model sipërmarrje që ka në qendër novacionin dhe transparencën, është i vetëmjaftueshëm të sfidojë, në një treg me rregulla të qarta loje, çdo model të devijuar të tranzicionit”.

Në fazën e tij të dytë, projekti do të udhëtojë në disa nga qytetet kryesore të vendit, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të njohin detajet për aplikimin online dhe procedurat e prezantimit të ideve konkrete mbi sipërmarrjet. Në mënyrë që mesazhi të përhapet në të gjithë vendin “CATI Foundation” bashkëpunon me organizatën ombrellë “Kongresi Rinor Shqiptar”, që ka shprehur gatishmërinë për të vënë në dispozicion të “Laboratorit të Inovacionit 2.0” një pjesë të mirë të rrjetit të organizatave që ajo mbulon në Shqipëri.

Në përfundim të fjalës së saj, znj. Bazhdari ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjes rinore, për disa arsye:

“Unë u bëj thirrje që të bashkohemi të gjithë dhe të mbështesim fort sipërmarrjen rinore, pasi është një nga format më të rëndësishme për të mos thënë më e rëndësishmja, për të shënuar;

-vende të reja pune me shifra konkrete për të rinjtë;

-rritje të standartit të përgjithshëm të jetesës

-si dhe shenjën e barazimit mes rritjes së mirëqenies ekonomisë personale dhe rritjes e civilizimit të shoqërisë.

Kjo është Shqipëria pozitive që ne duam”!

 

poster   keti 3

 

Etiketa: Cati FoundationKeti BazhdariLaboratori i inovacionitsipermarrje rinorestart up


Ju sugjerojmë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Para
Vlorë/ Vodhi shtëpinë ku punonte si pastruese, në pranga 53 vjeçarja

Tronditëse/ Dy adoleshentë përdhunojnë të miturit në oborrin e shkollës

Ja cila është kompania që po blen Aeroportin e Rinasit

Biletat në prag të festave, aeroporti i Tiranës me çmimet më të larta në rajon

Foto-galeri/ 18 vjeçari shqiptar që garon në Kampionatin Botëror të Notit në Kanada

Foto-galeri/ 18 vjeçari shqiptar që garon në Kampionatin Botëror të Notit në Kanada
















TE FUNDIT

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
8 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas Indeksit të Billionaires të Bloomberg. Ylli portugez vazhdon të thyejë rekorde,...

Lexo më shumë

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko. Çuko...

Lexo më shumë

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
8 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com