Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘La Tribuna’ 1915/ Ku ndodhet Isa Boletini? Intervista ekskluzive me djalin e tij, Ademin

2023/02/25 at 11:44 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

“La Tribuna” ka botuar, të mërkurën e 24 nëntorit 1915, në faqen n°5, intervistën ekskluzive asokohe me djalin e Isa Boletinit, Ademin, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


Para së gjithash, më duhet të protestoj kundër publikimit në gazeta të disa klisheve që paraqesin babanë tim plak të rraskapitur dhe të veshur si një turk nga Azia e Vogël — më thotë i riu Adem Boletini, djali i luftëtarit trim shqiptar, një oficer i pashëm njëzet vjeçar me flokë të zeza në ushtrinë tonë, siç shkruante dje “Tribuna”, dhe tashmë i dërguar që kur la shkollën ushtarake të Modenës, në qytetin simpatik të…

Babai im Isai është vetëm 50 vjeç, ai është shtatlartë, energjik, i drejtë.

— A keni dëgjuar për vdekjen e tij ?

 — Jo. Megjithatë, edhe pse tani jam mësuar të lexoj komunikimin e zi në gazetat e të gjitha kombeve, të paktën dy herë në vit, duke formuar kështu një lloj armature kundër skepticizmit më të ashpër, tani jam shumë i frikësuar, sepse meqë babai im nuk është në luftë me askënd, nuk mund të shpjegoj pse një komb që nuk është në luftë kundër tij duhet të përhapë lajmin e vdekjeve. Është e vërtetë që tani në Vjenë i gjuajnë me gurë, në të gjitha mënyrat, por…

 — A është me të vërtetë në Cetinje, Isa Boletini ?

Pas marrjes së Shkodrës, ai pranoi ftesën e qeverisë malazeze për të shkuar të vendoset në kryeqytetin e vogël, së bashku me dy vëllezërit e mi të tjerë. Dy vëllezër të tjerë dhe dy motra janë me nënën time Qamile në Mitrovicë, të konsideruar si pengje nga serbët. Këta, meqë im atë nuk donte t’ua njihte sundimin e disa qyteteve shqiptare dhe i kundërshtoi, jo vetëm që nuk lanë të iknin pjesën tjetër të familjes, por konfiskuan pasuritë e shumta që zotërojmë në Mitovicë, Pejë dhe Boletin. Një vëlla tjetër që donte të bashkohej me mua vitin e kaluar në Institutin Ndërkombëtar të Torinos u arrestua nga autoritetet serbe.

— Cili është programi i babait tuaj në një sërë betejash dhe aventurash të tilla ?

 — Dëgjoni : Isa dëshiron, për dashurinë e madhe që ka për atdheun e tij, një Shqipëri të pavarur. Ai nuk ka shumë kulturë (formim arsimor). Ai u formua vetë. Ai ka lexuar historinë e pavarësisë italiane dhe do të donte të barazonte tokën shqiptare me Piemonten tuaj, me të gjitha shqetësimet dhe aspiratat e saj. I përbuzte paratë që iu ofruan nga të gjitha anët, i ktheu nderime të panumërta për çlirimin e atdheut. Dhe shumë shqiptarë e ndjekin në synimin e tij. Një vit ai arriti të kishte nën komandën e tij rreth 30.000 shqiptarë që e adhuronin me butësi. Ai ishte mik i Abdul Hamidit sepse ai u jepte lëshime shqiptarëve. Luftoi xhonturqit sepse shtypën dhe tiranizuan me etiketën e qytetërimit. Unë vetë isha dëshmitar i humbjes së pesë batalioneve të Xhavit Pashës, të dërguar për ta ndëshkuar me një ushtri të fortë, kur babai im shoqërohej vetëm nga njëqind luftëtarë. Isa u lidh me serbët për të dëbuar turqit, por kur ata u vendosën në territorin shqiptar ai i luftoi ashpër. Për të patur një atdhe të lirë ai u end gjatë nëpër Evropë, në Romë, në Vjenë, në Paris, në Londër, pasi jahti mikpritës i princit të Montpensier e mori në Vlorë dhe e zbarkoi në Brindizi. Kohët e fundit ai është treguar mik i Princ Vidit, sepse besonte se nën udhëheqjen e tij, Shqipëria, e mbrojtur nga Italia dhe Austria, do të zgjohej dhe do të ngrihej në dinjitetin e një kombi.

— Po pastaj ?

— Pastaj serbët u shfaqën sërish në Durrës dhe malazezët morën Shkodrën. Ai preferoi të ndiqte këta të fundit.

Ademi i ri ka shfajësuar të atin nga akuzat për çdo pjesëmarrje në vrasjen e konsullit rus të Mitrovicës, Techerbine.

— Një ushtar shqiptar mysliman, duke parë vëllezërit e tij të rrethuar nga trupat e armikut, qëlloi në rrugët e Mitrovicës drejt konsullit, për të cilin besonte se ishte autori i shfarosjes së racës së tij.

 E pyeta oficerin Adem Boletini për zbatimin e atij projekti të përkrahur ngrohtësisht në gazetën “Tribuna” nga gjermanët tanë. Djali i rebelit këmbëngulës është shumë optimist. Ai beson se nëse austro-gjermanët zëvendësojnë serbët, edhe këta do të kundërshtohen në përparim nga fiset shqiptare.

— Asnjë armëpushim për armiqtë e atdheut, për përdhunuesit e grave tona, për konfiskuesit e pasurisë sonë! Mjafton të dish të organizohesh dhe ushtria vendase, e fortë, krenare, dërrmuese, do të formohej me shpejtësi.

Teksa i thashë lamtumirë Ademit dashamirës, mendova se, nëse Muhamedi nuk e thërret Isa Boletinin në mbretërimin e Urit, do ta shohim sërish atë në krye të fiseve të tij për të luftuar edhe një herë armiqtë e atdheut të tij.

Vincenzo Menghi/Opinion.al

Etiketa: intervisteisa boletinila tribuna


Ju sugjerojmë

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
Sport

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

4 Korrik, 2026 11:30 am
Para
I kërkuar nga Interpoli për trafikim droge, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali  

I kërkuar nga Interpoli për trafikim droge, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali  

Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: I paraprijmë emergjencave

Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: I paraprijmë emergjencave

Zhupa:Fuga një figurë që meriton drejtimin e Akademisë së Shkencave, ndryshe nga Gjinushi

Zhupa:Fuga një figurë që meriton drejtimin e Akademisë së Shkencave, ndryshe nga Gjinushi
















TE FUNDIT

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
4 Korrik, 2026

Japonia festoi 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në Tokio të enjten, më 3 korrik. Ura Rainbow dhe Kulla e...

Lexo më shumë

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
4 Korrik, 2026

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke...

Lexo më shumë

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
4 Korrik, 2026

Temperaturat ekstreme kanë ndikuar te festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar autoritetet të anulojnë ose...

Lexo më shumë

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
4 Korrik, 2026

Irani po shqyrton vendosjen e rregullave më të rrepta për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}