Xhesi ose “lepurushja” është 19 – vjeçari i cili gjithmonë kishte ëndërruar të ishte vajzë.
E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Xhesi rrëfen peripecitë që ajo ka kaluar që në fëmijëri, ku është ndjerë gjithnjë e paragjykuar për pamjen e saj të jashtme gjysme-mashkull, gjysmë-femër, epitete të cilat i merrte shpesh nga shokët dhe shoqet e shkollës, të cilët e tallnin vazhdimisht.
Por kjo gjë nuk e ka penguar për të bërë zgjedhjen që ajo dëshiron. Pavarësisht paragjykimeve, Xhesi thotë se ndonëse nuk ka lindur vajzë, ajo është veshur dhe është ndjerë gjithmonë si e tillë.
Lepurushja nga studio e “Zonë e Lirë” bëri një thirrje për politikën shqiptare që të miratonin një ligj për të drejtat e transve në Shqipëri.