Plot 700 kg lëndë narkotike janë kapur në portin e Durrësit. Nga informacionet e para mësohet se lënda narkotike do nisej për në shtetin fqinj, Itali. Droga është pikasur nga autoritetet e sigurisë në port.
Lënda narkotike e llojit kanabis, ishte fshehur në një kamion, me targa AA 283 MZ.
Mësohet se kamioni ishte nisur nga kryeqyteti dhe ishte i ngarkuar me mobilie. Policia e Durrësit ka ndaluar shoferin e kamionit. Trageti ku do hipte kamioni do nisej për në Bari.