Përmes një kërkese që mban datën 31 Dhjetor, Kryeministri Rama i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit Ruçi, mbajtjen e një sesioni të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Shqipërisë më datën 4 Janar.
Sikurse bëhet me dije në kërkesë, kjo seancë do të mbahet me qëllim shqyrtimin e dekreteve të presidentit, për shkarkimin dhe emërimin e ministrave në përputhje me afatet e përcaktuara nga Kushtetuta.
Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 17:00, për të votuar ministrat e rinj Peleshi dhe Xhaçka, ndërsa do të vijojë më pas sesionin e rregullt më 18 Janar./Opinion.al .