Kuvendi i Shqipërisë miratoi nen për nen buxhetin e shtetit për vitin 2017 dhe paketën e re fiskale. Por gjatë seancës maratonë, pika më kulmore ishte futja e amendamentit të paraqitur nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, për të bllokuar financimin e dhënies me koncesion të laboratorëve për vitin e ardhshëm.
Zoti Vasili kërkoi që paratë e parashikuara për koncesionin potencial të laboratorëve të shpërndaheshin në programe të tjera, por amendamenti mori vetëm 39 vota pro, ndaj dhe u rrëzua.
Ndërkohë, në paketën fiskale, qeveria mbajti të pandryshuar regjimin e naftës pa akcizë për peshkatarët, ndërsa për gazin e automjeve u vendos akciza në masën 8 lekë për litër.