Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
Daci thotë se nëse Gjykata e shqyrton në themel ankesën e Veliajt, ky i fundit nuk është i shkarkuar zyrtarisht.
Me këtë argument, konstitucionalisti shprehet se nuk do të ketë zgjedhje në bashkinë e Tiranës.
Jordan Daci: Po ta lexojmë vendimin, praktikisht ky vendim ka arsyetuar në mënyrë përfundimtare pa papatuejshmërinë me Kushtetutën të dekretit. Pra gjithçka mund të ndodhë, por për këtë dekret nuk pse të presësh vendimet përfundimtare për të kuptuar që është jokushtetues. Pra edhe nëse do të ndodhë mos pranimi i ankimit të Veliajt, praktikisht ky dekret ka rënë dhe do duhet bërë një dekret i ri. Nuk ka zgjedhje, sepse duhet dekret i ri, i cili duhet të përcaktojë afate të reja.
Blendi Fevziu: Pra dekreti i Presidentit për datën 9 zhvlerësohet vetëm për Tiranën, apo edhe për pesë qytetet e tjera. Apo Presidenti duhet që të nxjerrë dekret të ri për pesë qytetet e tjera.
Jordan Daci: Gjykata Kushtetuese e ka prekur dhe sqaruar, që vetëm zgjedhjet për Tiranën preken për qytetet e tjera vazhdojnë dhe do të zhvillohen normalisht me të njëjtin dekret.
Blendi Fevziu: Nuk ka nevojë që ridekretojë pesë qytete pa Tiranën.
Jordan Daci: Jo vetëm Tirana duhet që të ridekretohet nëse do të rrëzohet vendimi i Veliajt. Mendimi im është që nuk do të ketë fare dekret, sepse nuk do të ketë vakancë, Veliaj nuk do të shkarkohet. Do të konstatohet pakushtetueshmëria e vendimit të ministrave si për arsye përmbajtësore, ashtu edhe për shkaqe proceduriale, ku ka pasur disa shkelje të rënda. Shkeljet që janë bërë nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave janë të paprueshme dhe çojnë direkt në përmbarim të ankimit të Veliajt.

















