Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

2025/08/08 at 9:34 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ky vendim pritet të publikohet, pasi muajin e kaluar Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht në lidhje me konstituimin e Kuvendit, derisa po i shqyrton dy lëndë.

Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Nuk është e qartë nëse ajo do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi – pasi presidentja e tërhoqi kërkesën më 5 gusht, për shkak të gjyqtarit Radomir Llaban.

Në aktgjykimin e saj të parë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të mosrespektimit të vendimit të saj.

Po ashtu, Kushtetuesja nuk sqaroi nëse do ta shqyrtojë apo jo kërkesën e presidentes pasi ajo e tërhoqi atë, por tha se ajo “trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara” dhe se është e “drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”.

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se paraliza institucionale është duke e cenuar edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

“E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, deklaroi ai.

Për shkak të krizës politike, sipas Gëzim Visokës, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Kosovës i kanosen dy rreziqe të mëdha.

E para, sipas tij, është që mund të ketë kushtëzime dhe imponime të reja ndaj Kosovës, të cilat më parë nuk kanë qenë reale.

Sipas Visokës, ndonëse Kosova nuk e njeh rendin e rezolutës 1244, sipas pikëpamjes së Kombeve të Bashkuara, ajo rezolutë është funksionale, prandaj mund të ketë përpjekje edhe të mekanizmave tjerë që të përzihen më shumë në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk po aludoj që do të ketë humbje të shtetësisë së Kosovës, ose rivendosje të Kosovës nën administrim ndërkombëtar, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë presion diplomatik ose veprime që mund ta thellojnë tutje krizën, jo vetëm mes partive, por mes Kosovës si shtet dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Deputetët kanë dështuar në 54 përpjekje që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa Vetëvendosje ka ngulur këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e kanë cilësuar atë si figurë “përçarëse”.

Deputetët kanë mosmarrëveshje gjithashtu edhe për mënyrën e votimit, me LVV-në që nuk ka hequr dorë nga votimi i fshehtë me gjithë kundërshtimet nga partitë e tjera./REL

Ju sugjerojmë

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Para
Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin

Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

TE FUNDIT

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
24 Nëntor, 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i...

Lexo më shumë

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
24 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur,...

Lexo më shumë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com