Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shtyn daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët.
Teksa riposton në “Twitter” reagimin e ambasadës amerikane në vendin tonë, Basha thekson se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave.
Reagimi
Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore./ Opinion.al