Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po ‘i vret’ shqiptarët në det?

2017/07/18 at 3:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po ‘i vret’ shqiptarët në det?

Nga Dritan Laci


Trembëdhjetë të mbytur në një muaj plazh. Bilanc më tragjik se kaq, turizmi bregdetar shqiptar statistikisht nuk kishte parë në këto dy dekada të fundit. Tre u mbytën vetëm në një ditë në plazhin e Porto-Novas në jug të vendit. Një dramë të tillë humane në det nuk e shkaktojnë as peshkaqenët në brigjet koralore të Australisë që njihet për egërsinë e plazheve.

Por, Shqipëria nuk ka as peshkaqenë as nuk shquhet për egërsinë e detit, por me sa duket ka një faktor edhe më vrasës që quhet “neglizhencë totale shtetërore”. Kush shkon sot të pushojë nga veriu në jug të Shqipërisë, do të kuptojë se pushuesit janë vetëm disa portofolë që duhen rrjepur; që statistikisht duhen përdorur për të mbushur buletinët vjetorë të propagandës shtetërore për turizmin dhe asgjë më tepër. Askush nuk kujtohet se mbi të gjitha është siguria e tyre.

Nga Velipoja deri në plazhet e Ksamilit, edhe pse ka një Vendim të Këshillit të Ministrave nr 365 dt. 18.05.2016 të firmosur nga Kryeministri Edi Rama, ku përcaktohen qartë standardet që subjektet publike dhe private duhet të plotësojnë për të marrë në përdorim një stacion plazhi, ku përfshihen edhe vrojtuesit e plazheve, ky vendim duket se nuk ka gjetur zbatim në një asnjë nga stacionet e plazheve në vend. Ku me sa duket këtë moszbatim të ligjit që këtë vit ka sjellë humbjen e jetëve të 13 personave në det e ka favorizuar edhe post situata elektorale si edhe fakti që aktualisht kemi një qeveri pa qeveri ku gjithsecili ha e pi e shin mesa duket sipas qejfit të vet, ndërsa Kryeministri i qeverisë gjysmagjel-gjysma pulë e shpenzon më shumë kohën duke kërcënuar në gjyqe publike drejtorët e tij pse nuk u kanë dhënë përgjigje ankesave të një zonje, sesa për faktin që në ditët e fundit kanë vdekur 13 persona në kushte paqe në det.

Kjo situatë është me të vërtetë paradoksale po të kthehesh pas, ku të paktën disa vite më parë në bregdetin e Durrësit gjeje në Kullat e Vrojtimit, vajza dhe djem të rinj me jelek dhe pajisje shpëtimi, që ishin në gatishmëri deri në orët e vona të mbrëmjes për tu ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje por edhe shërbenin si pikë referimi për fëmijët që mund të humbin në plazh për ti adresuar më pas te prindërit. Jo vetëm kaq por në të gjithë hartën e bregdetit shqiptar nuk gjen kërkund tabela informuese për pushuesit që të jenë të shoqëruara me rreziqet përkatëse të zonës.

Askujt nuk i lejohet, për më tepër një Kryeministri, sikundër ndodhi në rastin e mbytjes së tre pushuesve në Porto-Nova, të justifikohet me faktin që shteti nuk ka përgjegjësi për pushuesit që lahen në plazhe të pa miratuara nga strukturat vendore, apo siç tani u kanë vënë edhe etiketimin plazhe “ të egra”.
Mendoni se çfarë justifikimi mund të gjente Presidenti i Meksikës, i Australisë apo i një vendi tjetër që njihet për ashpërsinë e bregdetit por edhe për masivitetin e pushuesve përgjatë pothuaj gjatë gjithë vitit. Edhe sa kohë do ti trajtojmë pushuesit thjesht si statistika? Dhe sa duhet të presim që të mbyten që të ndërgjegjësohemi që ata nuk janë aty thjesht për të mbushur xhepat? /Opinion.al

Etiketa: Dritan Lacieditorialmasambytje ne detopinion.alqeveriaroje bregdetarestatistikavere2017vezhgues ne plazheviktima


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Para
Gjyqi i Shullazit/ Dëshmon deputeti i PS: Shullazi më erdhi në shtëpi, hotel Vollgën e regjistrova në emër të tij

Gjyqi i Shullazit/ Dëshmon deputeti i PS: Shullazi më erdhi në shtëpi, hotel Vollgën e regjistrova në emër të tij

Profil/ Kush është menaxheri i VIP-ve që u përfshi në vrasjen në Durrës

Vrasja e 60 vjeçarit për një tub aspirimi, prokuroria liron vjehrrin e Jurgen Kurtit

Sfidat e të qënit një nën beqare, ja çfarë thotë Britney Spears

Sfidat e të qënit një nën beqare, ja çfarë thotë Britney Spears
















TE FUNDIT

Horoskopi, 7 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet që kanë të bëjnë me romancën mund të të zenë pjesën kryesore të ditës. Vendimi varet nga ju....

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com