Aktualitet

“Kush mbjell uri korrë revoltë”, nis protesta para Kryeministrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:23 - 15/03/22 |
Opi Nion

Ka nisur dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Një nga parullat kryesore të protestës është “Kush mbjell uri korrë revoltë”. Protestuesit janë grumbulluar edhe sot para Kryeministrisë, ku pritet që qytetarët pjesëmarrës të mbajnë fjalën.

Kujtojmë se kjo protestë është konsideruar si “turp” nga kryeministri i vendit, i cili e justifikon rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve me luftën që po zhvillohet në Ukrainë./Opinion.al

Pas